Ekonomia, 1 në 4 europianë janë të pasigurtë - Prindërit, kategoria më e rrezikuar për pasigurinë ekonomike

Një në katër europianë e cilësojnë pozicionin e tyre financiar si të pasigurtë, ndërsa më shumë se gjysma parashikojnë një rrezik serioz gjatë muajve të ardhshëm. Ndërkohë 80% janë të detyruar të kryejnë zgjedhje të vështira për sa i përket shpenzimeve të tyre, sipas një sondazhi të publikuar së fundmi.
Në një kohë që kriza e kostos së jetesës, nxitur nga cmimet e larta të energjisë, inflacioni i shfrenuar dhe lufat e Rusisë në Ukrainë, forcon kontrollin e saj, sondazhi në gjashtë vende në Europë, nga një organizatë jo qeveritare franceze kundër varfërisë, dha një panoramë alarmante të kontinentit.
Më shumë se gjysma – 54% - e më shumë se 6 mijë banorëve në Francë, Gjermani, Greqi, Itali, Poloni dhe Mbretërinë e Bashkuar u shprehën se fuqia e tyre blerëse kishte rënë gjatë tre viteve të fundit, kryesisht për shkak të rritjes së cmimeve të ushqimeve, karburantit, ngrohjes dhe faturave të qirasë.
Vendi më i prekur rezulton të jetë Greqia, ku 68% e të intervistuarve u shprehën se fuqia e tyre shpenzuese kishte rënë shumë, apo ndjeshëm që nga viti 2019. 63% në Francë, 57% në Itali, 54% në Gjermani, 48% në Britania dhe 38% në Poloni dhanë të njëjtën përgjgje.
Rreth 80% e të anketuarve thanë se tashmë ishin detyruar të bënin kompromise të rëndësishme, duke përfshirë reduktimin e udhëtimeve - 62% - ngrohjen - 47%, huamarrjen nga miqtë ose familja - 42%, gjetjen e një pune të dytë - 40% dhe anashkalimin e një vakti - 29%.
Në të gjashtë vendet, 64% thanë se tani "shpesh" ose "ndonjëherë" nuk ishin në gjendje të vendosnin se çfarë të reduktonin më pas, pasi ata tashmë kishin shkurtuar atë që mundnin, 28% thanë se ishin tërhequr shumë nga shpenzimet dhe 27% shpesh dhe se ndonjëherë kishin frikë të humbnin shtëpinë e tyre.
Mesatarisht, rreth 27% e të anketuarve në të gjashtë vendet thanë se gjendja e tyre financiare dhe materiale ishte "e pasigurt", e përcaktuar se si "një shpenzim i papritur mund të ndryshojë gjithçka", ndërsa 55% thanë se duhej t'i kushtonin vëmendje.
Megjithatë, e ardhmja dukej më e keqe për shumë njerëz: shumica e europianëve - 55% - thanë se mendonin se përballeshin me një rrezik shumë ose disi të rëndësishëm për të rënë në pasiguri gjatë muajve të ardhshëm – me një në pesë europianë - 17% - që e vlerëson mundësinë si shumë të lartë.
Italianët dhe grekët ishin më të shqetësuarit, me 70% dhe 68% respektivisht shumë ose disi të shqetësuar. Rreth 47% e të anketuarve në Britaninë e Madhe thanë se mendonin se rreziku i pasigurisë ishte i rëndësishëm, njësoj dhe 42% e atyre në Francë.
Prindërit në veçanti po ndjenin tensionin, sipas sondazhit. Pjesa më e madhe - 72% - në të gjashtë vendet thanë se kishin shkurtuar aktivitetet e tyre të kohës së lirë - 76%, trajtimet e flokëve dhe bukurisë - 72%, dhe buxhetin e rrobave - 72% për të ruajtur cilësinë e jetës së fëmijëve të tyre.
Pothuajse gjysma e prindërve (48%) në të gjashtë vendet thanë gjithashtu se reduktonin rregullisht ushqimin e tyre për të ushqyer fëmijët, ndërsa 66% thanë se ishin detyruar të frenonin aktivitetet e fëmijëve, duke përfshirë daljet dhe pushimet.
SCAN
Sondazh

2023, votim elektronik në 6 bashki, gati vota e emigrantëve - KQZ, departament të posaçëm për krijimin e protokollit për diasporën
Në zgjedhjet e 14 majit në 6 bashkitë më të mëdha në vend do të votohet në rrugë elektronike, ndërkohë që shumë afër duket se është edhe vota e......

Ryanair shënon fitime rekord gjatë verës - Kompania pret dhe më shumë klientë në vitet e ardhshëm
Ryanair publikoi fitimin më të madh ndonjëherë për sezonin e tij kryesor të verës. Kompania ajrore shtoi se priste rritje shumë të fortë të pasagjerëve dhe......

2023, buxheti i Bashkive rritje rekord me 17.6% - 8 milionë dollarë rritja e rrogave, 7 milionë mbetjet. PD akuza për punësime fushate
Buxheti i vitit të ardhshëm për njësitë e vetëqeverisjes vendore ka prekur vlerë record duke u rritur me 17.6%, ose sa 1% e Produktit të Brendshëm Bruto. Ai......

"Mega-kërcënimet", një krizë e re po vjen - Sipas Nouriel Roubini, ekonomisti që parashikoi krizën financiare globale të vitit 2008
Ekonomia globale po përballet me një krizë të re të madhe, paralajmëron Nouriel Roubini, ekonomisti që mori pseudonimin Dr.Doom kur parashikoi saktë krizën......

Meta largon nga puna mijëra persona - Kjo është hera e parë që nga themelimi i platformës
Meta përgatit valën e parë të pushimeve nga puna në historinë e saj: mijëra të pushuar në një javë. Wall Street Journal raporton se kompania synon të reduktojë......

2023, rritja ekonomike nën 2,1%, inflacioni mbi 3% - Qeveria greke, e vendosur të ruajë objektivin e deficitit primar jo më shumë se 1.7% të PBB
Qeveria greke po rishikon projeksionet e saj për rritjen ekonomike dhe inflacionin në vitin 2023 në kahun rënës, pas një përkeqësimi të parashikimeve të......

Gjeorgjia “shijon” rritjen rekord të ekonomisë - Vendi fqinj me Rusinë ka pritur mbi 100 mijë rusë që nga fillimi i luftës
Gjeorgjia mund të konsiderohet në rrugën e duhur për t’u bërë një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në botë këtë vit, pas një fluksi prej më shumë se 100......

Më pak se 100 paund kursime - Miliona britanikë po luftojnë me rritjen e çmimeve!
Mungesa e një rrjeti sigurie financiare do të thotë që shumë duhet të marrin hua për të mbuluar çdo kosto shtesë, duke krijuar ankth më të madh për gjendjen e......