Gati masat mbështetëse në bujqësi e blegtori - Përcaktohen kriteret dhe fondet bazë të financimit

Tashmë janë botuar në Fletoren Zyrtare masat e mbështetjes si dhe masat e financimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural. Ky fond ka si qëllim rritjen e konkurrueshmërisë së prodhimeve blegtorale dhe bujqësore, ndërtimin e tregjeve të produkteve bujqësore si dhe mbështetjen me naftë për bujqësinë etj.
Masat e mbështetjes do të nisin nga bujqësia, blegtoria e deri te peshkimi. Në fletoren Zyrtare është përcaktuar se për fermat jo më pak se 10 krerë masa e mbështetjes do të jetë jo më shumë se 5000 mijë lekë për subjekt, por për fermat jo më pak se 100 krerë dhi ose dele masa e mbështetjes do të jetë deri në 360 000 lekë. Për mbarështimin e bletarisë masa mbështetëse do të jetë deri në 50 zgjoje por jo më shumë se 150 000 lekë.
Por për fermat organike mbështetja për vitin e parë do të jetë 100 000 lekë ndërsa dy vitet e ardhshme nga 150 000 lekë. Fermat e certifikuara do të përfitojnë 200 000 lekë.
Ndërkaq për impelmentimin dhe certifikimin global GAP në perime, fruta, rrush, ullinj, agrume etj do të marrin mbështetje deri në 50% të vlerës tatimore, por jo më shumë se 175 000 lekë për sipërfaqe jo më pak se 1 ha, ndërsa masa 500 000 lekë do të jetë për sipërfaqe jo më pak se 3 ha.
Subjektet përfitues do të duhet të plotësojnë dy kriteret kryesore. Së pari të kenë tokë bujqësore në pronësi dhe madhësia totale e fermës duhet të jetë në sipërfaqe jo më pak se 1 ha.
Ndërkaq, në sektorin e peshkimit, për rinovimine e anijes së peshkimit, masa do të jetë jo më shumë se 13 500 000 lekë, ndërsa për anije me leje të vlefshme peshkimi jo më shumë se 20 000 000 lekë. Në këtë sektor në masën e mbështejtes do të përfshihet blerja dhe instalimi i motorit të ndihmës, blerja dhe instalimi i vinçit të anijes si dhe sstë kamios etj.
Diamila Leka/SCAN
Sondazh

2023, Kadastra do skanojë mbi 2 milionë dosje pronash - 5 milionë dollarë për Qendrën Dixhitale Kadastrale, 3.1 milionë pasuri në sistem
Dixhitalizimi i plotë i kartelave të pasurive të paluajtëshme duket se do të jetë prioriteti kryesor i Kadastrës për këtë vit. Qeveria ka miratuar buxhetin e......

Presidenti Macron, kundër popullit të tij - Francezët vazhdojnë të rezistojnë kundër reformës së pensioneve
Greva të mëdha janë zhvilluar në Francë që kur qeveria njoftoi planet për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64 vjec. Presidenti Emmanuel Macron pretendon......

Franca dhe Italia, gati për një tjetër vit të thatë - Tkurren lumenjtë dhe liqenet në Europën Perëndimore
Italia dhe Franca po përgatiten për të dytin vit radhazi thatësire pas një dimri anormalisht të thatë. Në të gjithë zonat e Europës Perëndimore, shtretërit e......

Britania heton ndalimin e tregtimit të nikelit - Pezullimi i bursës së metaleve hyri në fuqi në 2022
Autoriteti i Sjelljes Financiare të Britanisë ka nisur një hetim për zbatimin e pezullimit të bursës së metaleve të Londrës, më saktë ndalimin e tregtimit të......

Më pak leje minerare aktive - SHIFRAT/ Viti 2022 u mbyll me 554 leje, aktiviteti dominohet nga kromi dhe guri gëlqeror
Numri i lejeve aktive në sektorin minerar ka pësuar rënie përgjatë 2 viteve të fundit. Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore viti......

10 mijë biznese kontrollohen për kushtet e punës - Rritet me 24.4% numri i të gjobiturve për shkelje të Kodit
Mbi 10 mijë biznese kanë kaluar në filtrin e inspektimeve të Inspektoratit Shtetëror të Punës përgjatë vitit 2022. Referuar të dhënave zyrtare të siguruara......

Spanja analizon mungesën e perimeve në Britani - Shkaqet/ Brexit, moti i ftohtë dhe planifikimi i keq
Ministri spanjoll i bujqësisë deklaroi se planifikimi i keq nga Britania, problemet e shkaktuara nga Brexit si dhe moti i ftohtë janë arsyet kryesore për......

Efekti domino i Tik Tok: Shtohen institucionet e BE-së që po ndalojnë aplikacionin!
Vendimi befasues i Komisionit Europian për të ndaluar TikTok në pajisjet e lidhura me punën ka shkaktuar një efekt domino në të gjithë Brukselin dhe më gjerë,......