Europa Postuar më 4 Mars 2023, 10:37

Spanja analizon mungesën e perimeve në Britani - Shkaqet/ Brexit, moti i ftohtë dhe planifikimi i keq

Nga SCAN TV
Spanja analizon mungesën e perimeve në Britani - Shkaqet/ Brexit, moti

Ministri spanjoll i bujqësisë deklaroi se planifikimi i keq nga Britania, problemet e shkaktuara nga Brexit si dhe moti i ftohtë janë arsyet kryesore për mungesën e perimeve në tregjet e vendit.

Zinxhirët britanikë të supermarketeve, duke përfshirë Tesco-n, kanë vendosur kufizime në blerjet e klientëve të domateve, trangujve dhe specave pasi furnizimet në të gjithë sektorin e supermarketeve u goditën nga ndërprerja e korrjeve në Europën Jugore dhe Afrikën Veriore për shkak të motit të papërshtatshëm.

Ministri spanjoll, Luis Planas, u shpreh se ka një problem të programimit të blerjeve, që është mjaft i rëndësishëm dhe më pas ka pasur një prodhim më të ulët si pasojë e temperaturave të ulëta. Planas tha se nuk janë prekur vetëm kulturat serrë, por edhe kulturat në ajër të hapur si angjinarja apo brokoli. Spanja është një nga furnizuesit kryesorë i frutave dhe perimeve për Britaninë.

Kriza është përkeqësuar dhe nga pakësimi i prodhimit dimëror në serrat në Britani dhe Holandë për shkak të kostove të larta të energjisë, ndërsa rrjetet sociale mbushen me fotografi të rafteve bosh të frutave dhe perimeve në supermarkete. Planas tha se mungesat treguan cenueshmërinë e furnizimit me ushqime në Britani dhe problemet e punës në sektorin privat si rezultat i Brexit.

Ndërkohë prodhimi i perimeve dhe frutave në Spanjë po rimëkëmbet pas një goditjeje nga kushtet e pafavorshme të motit dhe furnizimet për tregjet e eksportit duhet të përmirësohen së shpejti. Planas tha se megjithëse tregjeve të tilla si Franca apo Gjermania u ishte dhënë përparësi, mungesat në Britani përbëjnë një situatë absolutisht kalimtare.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat