Bien normat e bonove, qytetarët kthejnë lekët në banka - Depozitat në sistem u shtuan me 14 miliardë lekë në dy muaj, oferta të shumta

Rënia e fortë e normave të ineteresave të bonove të thesarit, veçanërisht gjatë muajit janar, ka shkaktuar edhe një zhvendosje masive të fondeve nga letrat me vlerë të qeverisë drejt depozitave bankare. Për muajt dhjetor 2022-janar 2023, totali i depozitave në sistemin bankar është shtuar me më shumë se 14 miliardë lekë, apo afërisht 140 milionë dollarë. Vetëm në këta dy muaj pra, depozitat në monedhë kombëtare janë rritur me 2.5%, ndërkohë që rritja është edhe më e dukshme krahasuar me muajin maj të vitit të shkuar, kur ato arritën vlerën më të ulët. Sipas të dhënave zyratre të Bankës së Shqipërisë, totali i depozitave në lekë është rritur me 36 miliardë lekë, ose me 5.2%.
Një masë e madhe e këtyre luhatjeve të depozitave lidhet drejtpërdrejt me atë që ka ndodhur me bonot e thesarit, dhe veçanërisht me mbireagimin e aktorëve pas pritshmërive se normat bazë të ineteresit, që përcaktojnë dhe yieldet e bonove do të rriten në mënyrë të pandërprerë edhe në vitin 2023, për shkak të inflacionit e ndërhyrjeve të mëtejshme të Bankës së Shqipërisë. Këtu duhet kujtuar edhe një dalje e Kryeministrit Edi Rama, i cili në fund të vitit të shkuar, kur normat e bonove të thesarit 12 mujore arritën pikën më të lartë prej thuejse 6%. E gjithë kjo klimë tërhoqi shumë individë drejt tregut të bonove të thesarit, gjë që solli edhe tërheqje të depozitave për të përfituar nga normat e larta të bonove të thesarit.
Por gjithë ky mbireagim nisi të zhbëhej që pak pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama. Pritshmëritë që sollin mbiregimin e aktorëve në fund të vitit 2022 morën kthesë tjetër. Inflacioni si në Shqipëri, ashtu edhe në BE tregoi shenja të qarta rënieje, ndërkohë që Banka E Shqipërisë dha sinjale se do të rimendonte ndërhyrjet e pritshme për rritjen e normës bazë të interesit.
Ndërkohë që muajt e fundit ishin bankat ato që ulën më tej vëmendjen e qytetarëve ndaj bonove të thesarit, për ta tërhequr atë nga vetja.
Nga të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë për muajin janar, raportohen interesa deri në 3.5% për depozitat dyvjeçare. Po ashtu, të paktën 4 banka të nivelit të dytë propozojnë interesa mbi 3.5% për depozita me afat mbi 60 muaj. Për depozitat me afat 1-vjeçar gjenden në treg oferta deri 3%. Kjo tendencë ka shtyrë veçanërisht individët të transferojnë kursimet drejt depozitave me afat, duke zhvleftësuar edhe më tej përfitimet nga bonot e thesarit të Qeverisë.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Deeuroizimi nuk funksionoi gjatë 2022, BSH tërheq vëmendjen - Raporti/ Shumë depozita në monedhën e përbashkët, 34.3% e kredive kujdes nga kursi
Ndërsa euro vijon të luhatet në nivele shumë të ulëta edhe për këtë vit, Banka e Shqipërisë tërheq vëmendjen për normën shumë të lartë të depozitave, ashtu si......

“Prona private po lihet vetëm në dorë të shtetit” - Ndërtesat mbi 50 vjet, Lika: Pr.vendimi, antikushtetues. Gjithçka në dorë të MIE
Pr.vendimi i qeverisë për auditimin teknik të ndërtesave mbi 50-vjeçare është i njëanshëm dhe antikushtetues”. Edison Lika, nga grupimi “E drejta mbi qytetin”......

Subjektet do të kompensohen 1.674 lekë për punonjës - Qeveria gati 4'520,000 lekë për shtesat e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore
Qeveria ka në dispozicion 4 520 000 lekë për kompesimin fianaciar ndaj subjekteve të cilët do të kenë shtesë të kontributeve shoqërore dhe shëndetësore pas......

Masat që duhen ndërmarrë pas rritjes së pagës minimale - Jaka: Të investohet në fuqinë punëtore. Punonjësit nuk njohin protokollin
Rritja e pagës minimale në shkallë vendi në 40 mijë lekë është konsideruar si lëvizje e domosdoshme nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë. Biznesi......

Sistemi arsimor shqiptar inkurajon mediokritetin - Ermal Hasimja: Problemet në arsim ushqehen sidomos nga kultura që ka shoqëria shqiptare
Politologu Ermal Hasimja, i ftuar në emisionin “Studio Intel” preku disa nga problemet kryesore të arsimit në Shqipëri. Ai u shpreh se në vendin tonë sistemi......

Ashensori i miliarderëve globalë: Elon Musk nuk është më njeriu më i pasur në botë!
Sipas listës së miliarderëve të Forbes në kohë reale, pasuria aktuale neto e Musk qëndron në 186.9 miliardë dollarë ndërsa Arnault ka një pasuri personale prej......

Investitori miliarder paralajmëron për taktikën e 'çmendur' të biznesit kinez: Jini 'shumë të kujdesshëm'!
Mark Mobius, i cili alokon/shpërndan kapital në të gjithë botën, ka ngritur një flamur të kuq rreth të bërit biznes ose përpjekjes për të hequr dorë nga......

BQE përballet me një realitet të ftohtë: Kompanitë po marrin para nga inflacioni!
Të grumbulluar në një fshat të largët Arktik, politikëbërësit e Bankës Qendrore Europiane u përballën javën e kaluar për disa fakte të ftohta dhe të forta:......