Deeuroizimi nuk funksionoi gjatë 2022, BSH tërheq vëmendjen - Raporti/ Shumë depozita në monedhën e përbashkët, 34.3% e kredive kujdes nga kursi

Ndërsa euro vijon të luhatet në nivele shumë të ulëta edhe për këtë vit, Banka e Shqipërisë tërheq vëmendjen për normën shumë të lartë të depozitave, ashtu si dhe të kredive të rrezikuara prej luhatjeve të monedhës së parbashkët evropiane. Në raportin e sapopublikuar mbi ecurinë e procesit të deeuroizimit, Banka e Shqipërisë evidenton dy ndryshime kryesore: rritja e mëtejshme e depozitave në valutë dhe rritja e depozitave në monedhën vendase me afat maturimi mbi një vit.
Zgjerimi i depozitave në valutë pasqyron një zhvillim në kahun e kundërt me objektivat e masave të Bankës së Shqipërisë për deeuroizimin, ndërsa rritja e depozitave në monedhën vendase me afat mbi një vit pasqyron një zhvillim pozitiv, pasi kështu bankat kanë burime më të qëndrueshme likuiditeti dhe ofrojnë më shumë alternativa për klientët që dëshirojnë të investojnë në terma afatgjatë në monedhën vendase.
Depozitat në valutë shënuan nivelin 55% të totalit të depozitave të klientëve, rreth 1.7 pikë përqindje (pp) më lart se fundi i gjashtëmujorit të kaluar dhe 3.2 pp më lart se një vit më parë. Depozitat me afat mbi një vit në monedhën vendase kanë shënuar rritje krahasuar me fundin e gjashtëmujorit të kaluar, duke arritur në 17.1% të totalit, nga 14.5% gjashtë muaj më parë dhe 14.8% një vit më parë;
Kreditë në valutë arritën në 52% të tepricës së kredive, ose 0.8 pp më shumë sesa në fund të muajit qershor 2022 dhe 0.9 pp më shumë se një vit më parë. Kreditë e pambuluara ndaj rrezikut të kursit të këmbimit përbëjnë 34.3% të kredive në valutë, duke ruajtur nivelin e fundit të gjashtëmujorit të kaluar dhe duke rënë me 2.8 pp ndaj një viti më pare.
Lorenc Rabeta/ SCAN
Sondazh

“Prona private po lihet vetëm në dorë të shtetit” - Ndërtesat mbi 50 vjet, Lika: Pr.vendimi, antikushtetues. Gjithçka në dorë të MIE
Pr.vendimi i qeverisë për auditimin teknik të ndërtesave mbi 50-vjeçare është i njëanshëm dhe antikushtetues”. Edison Lika, nga grupimi “E drejta mbi qytetin”......

Subjektet do të kompensohen 1.674 lekë për punonjës - Qeveria gati 4'520,000 lekë për shtesat e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore
Qeveria ka në dispozicion 4 520 000 lekë për kompesimin fianaciar ndaj subjekteve të cilët do të kenë shtesë të kontributeve shoqërore dhe shëndetësore pas......

Masat që duhen ndërmarrë pas rritjes së pagës minimale - Jaka: Të investohet në fuqinë punëtore. Punonjësit nuk njohin protokollin
Rritja e pagës minimale në shkallë vendi në 40 mijë lekë është konsideruar si lëvizje e domosdoshme nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë. Biznesi......

Sistemi arsimor shqiptar inkurajon mediokritetin - Ermal Hasimja: Problemet në arsim ushqehen sidomos nga kultura që ka shoqëria shqiptare
Politologu Ermal Hasimja, i ftuar në emisionin “Studio Intel” preku disa nga problemet kryesore të arsimit në Shqipëri. Ai u shpreh se në vendin tonë sistemi......

Ashensori i miliarderëve globalë: Elon Musk nuk është më njeriu më i pasur në botë!
Sipas listës së miliarderëve të Forbes në kohë reale, pasuria aktuale neto e Musk qëndron në 186.9 miliardë dollarë ndërsa Arnault ka një pasuri personale prej......

Investitori miliarder paralajmëron për taktikën e 'çmendur' të biznesit kinez: Jini 'shumë të kujdesshëm'!
Mark Mobius, i cili alokon/shpërndan kapital në të gjithë botën, ka ngritur një flamur të kuq rreth të bërit biznes ose përpjekjes për të hequr dorë nga......

BQE përballet me një realitet të ftohtë: Kompanitë po marrin para nga inflacioni!
Të grumbulluar në një fshat të largët Arktik, politikëbërësit e Bankës Qendrore Europiane u përballën javën e kaluar për disa fakte të ftohta dhe të forta:......

Studimi/ Kina tejkalon SHBA-në në konkurrencën globale për teknologjinë kryesore në zhvillim!
Kina ka një "avantazh mahnitës" në 37 nga 44 teknologji kritike dhe në zhvillim pasi demokracitë perëndimore po humbasin një konkurrencë globale për prodhimin......