Bota Postuar më 3 Mars 2023, 14:10

Investitori miliarder paralajmëron për taktikën e 'çmendur' të biznesit kinez: Jini 'shumë të kujdesshëm'!

Nga SCAN TV
Investitori miliarder paralajmëron për taktikën e

Mark Mobius, i cili alokon/shpërndan kapital në të gjithë botën, ka ngritur një flamur të kuq rreth të bërit biznes ose përpjekjes për të hequr dorë nga biznesi juaj me Kinën.

"Unë jam i prekur personalisht sepse kam një llogari me HSBC në Shangai. Nuk mund t'i nxjerr paratë e mia. Qeveria po kufizon fluksin e parave jashtë vendit," tha Mobius gjatë një interviste për mediat amerikane. "Kështu që unë do të isha shumë, shumë i kujdesshëm për të investuar në Kinë."

Themeluesi i Mobius Capital Partners vuri në dukje gjithashtu se linja përfundimtare e Kinës po lëviz "në një drejtim krejtësisht të ndryshëm" sesa ish-lideri revolucionar i saj me mendje të hapur, Deng Xiaoping.

"Tani ju keni një qeveri që po merr aksione ari në kompani në të gjithë Kinën. Kjo do të thotë se ata do të përpiqen të kontrollojnë të gjitha këto kompani," shpjegoi Mobius. "Kështu që nuk mendoj se është një pamje shumë e mirë kur sheh qeverinë duke u orientuar gjithnjë e më shumë në kontrollin e ekonomisë."

Kina ka bërë një përpjekje "shumë domethënëse" për të parandaluar që Mobius të heqë kapitalin nga aksionet me bazë në Kinë. "Nuk mund të marr një shpjegim se përse po e bëjnë këtë. Është thjesht e mahnitshme. Ata po vendosin të gjitha llojet e barrierave," tha investitori. "Ata nuk thonë, 'Jo, nuk mund t'i nxjerrësh paratë e tua', por thonë, 'Na jep të gjitha të dhënat nga 20 vjet se si i ke bërë këto para' e kështu me radhë. Është një çmenduri. "

Komentet e Mobius vijnë pasi një sondazh i fundit mbi ndjenjën e biznesit kinez nga Dhoma Amerikane e Tregtisë zbuloi se shumica e kompanive amerikane thonë se Kina nuk shihet më si "tre prioritetet kryesore të investimeve".

Alternativa më e mirë e investimit me mundësitë më ekonomike, këshilloi Mobius, është India. "Ju keni një miliard njerëz, ata mund të bëjnë të njëjtën gjë që bëjnë kinezët. Ata mund të bëjnë të njëjtin lloj prodhimi e kështu me radhë," tha ai. "Unë jam tani në Brazil ku ju keni mbi 250 milionë njerëz, njerëz shumë të mirë, shoqëri të hapur. Dhe, pse të mos vini këtu? Është një alternativë tjetër."

Për sa i përket ekonomisë së Amerikës, Mobius tha se nuk beson se gjërat do të përkeqësohen mes tensioneve në rritje me Kinën. "Unë mendoj se SHBA është në gjendje mjaft të mirë. Dhe arsyeja pse është se, le ta pranojmë atë, SHBA është në luftë. Ata janë në luftë në Ukrainë dhe gjithnjë e më shumë në luftë me Kinën në mënyrë indirekte. Dhe kur ju keni një ‘Situatë lufte, shpenzimet rriten”, tha Mobius.

"Kjo është arsyeja pse ju shihni se tregu i punës është relativisht i shtrënguar në Amerikë. Kështu që unë jam relativisht bullish pavarësisht nga normat e interesit. Nëse shikoni historinë e normave të interesit, normat e larta të interesit nuk do të thotë domosdoshmërish një treg i varfër." shtoi investitori. "Kështu që unë mendoj se SHBA-të duken mjaft mirë."

Edel Strazimiri / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat