Europa Postuar më 3 Mars 2023, 10:43

Turizmi francez shënoi rekord në vitin 2022 - Shifrat nga qershori në gusht, 3% më të larta se në vitin 2019

Nga SCAN TV
Turizmi francez shënoi rekord në vitin 2022 - Shifrat nga qershori

Në një kohë shqetësimesh dhe ankesash për reformën e pensioneve, por edhe tensione serioze gjeopolitike, numri i lartë i turistëve ishte një rreze drite dhe optimizmi për shoqërinë franceze. Po, Franca mbetet një atraksion i rëndësishëm për turistë. Në fakt nga prilli deri në shtator 2022, hotelet, kampingjet dhe akomodimet e tjera regjistruan 10 milionë qëndrime brenda natës, një numër i paprecedentë i mbërritjeve. Rritja, krahasuar me vitin 2019, që konsiderohet vit referencë para krizës shëndetësore të koronavirusit, është 4%. Përdorimi i hoteleve dhe kampingjeve nga qershori deri në gusht 2022 ishte 3% mbi nivelet para krizës.

Risia për vendin është dinamika e paraqitur nga turizmi vendas. Tre nga katër netë qëndrimet në fshatin francez vitin e kaluar ishin nga turistë vendas. Kështu, turizmi i brendshëm mbuloi mangësitë ende të pranishme në turizmin ndërkombëtar, siç është pakësimi në numër turistëve nga Britania e Madhe apo edhe nga Azia, Rusia dhe Kina. Parisi, me 33 milionë vizitorë në vitin 2022, po i afrohet rekordit prej 38 milionë në 2019 - ën.

Nga këta, 4.5 milionë turistë vizituan 14 muzetë e qytetit dhe rreth 2 milionë vizituan Harkun e Triumfit. Vlen të theksohet se goditja që pësoi industria e turizmit në Francë ishte shumë e madhe për shkak të pandemisë, e cila në vitin 2020 e privoi Parisin, një destinacion veçanërisht popullor, nga të ardhurat prej 15.5 miliardë euro. Turistët e huaj ranë ndjeshëm dhe kryeqyteti francez priti 33.1 milionë vizitorë më pak në krahasim me vitin 2019.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat