Pasojat politike të Nord Stream 2 në Gjermani - Fondacioni i financuar nga Moska drejtohet nga politikanët vendorë

Vazhdojnë ende në Gjermani hetimet për sabotimin e gazsjellësve Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2 verën e kaluar.
Goditjet e marra nga dy tubacionet anuluan përfundimisht lidhjen energjetike të Gjermanisë me Rusinë përmes Detit Baltik. Në veçanti, Nord Stream 2 përfundoi pak para fillimit të luftës së Rusisë në Ukrainë, por për shkak të sulmit rus, ai nuk u vu kurrë në funksion. Por pasojat e kësaj situate tashmë kërcënojnë mbështetjen ndaj qeverisë sidomos në rajonin Mecklenburg – Pomerania ku dhe ka përfunduar ndërtimi i tubacionit.
Në thelb të skandalit është një fondacion i lidhur me Nord Stream 2 që u krijua me para nga Gazprom i Rusisë në fillim të vitit 2021. Ky fondacion kishte dy synime: Nga njëra anë, të përfundonte gazsjellësin Nord Stream 2 pavarësisht sanksioneve të paralajmëruara nga qeveria amerikane, e cila që në fillim ka dashur ta anulojë projektin.
Nga ana tjetër, të promovojë masat dhe veprimet për mbrojtjen e klimës përmes një seksioni jofitimprurës të fondacionit. Fondacioni kryesohet nga ish-kryeministri i shtetit lokal Ervin Schellering, mbrojtësi politik i pasuesit të Schvesig, të dy të Partisë Social Demokratike SPD.
Me pushtimin rus të Ukrainës në shkurt 2022, Shvesig i kërkoi Schellering që të shpërndante institucionin sa më shpejt të ishte e mundur. Megjithatë, jo vetëm që institucioni vazhdon të ekzistojë, por çështja mori degëzime politike dhe kriminale. Shelering tha se do të japë dorëheqjen e menjëhershme por ai kërkon një “zgjidhje të pastër ligjërisht” në mënyrë që të mos ngarkohet më vonë me përgjegjësi personale dhe ngarkesa financiare.
Ndërkohë ka ende fatura të papaguara prej 12 milionë eurosh. Por edhe më i madh është problemi me 20 milionë euro nga grupi Gazprom që u caktua për mbrojtjen e klimës. Kryeministri Shvesig kërkon që ato të jepen si ndihmë humanitare për Ukrainën, por statuti nuk e lejon, ndërsa në mes është edhe Zyra e Tatimeve.
Me këtë rast po merret një komision i posaçëm hetimor i parlamentit vendor të shtetit. Një nga pyetjet është nëse ka pasur presion politik nga pushteti ndaj tatimeve për të goditur institucionin me taksa prapavepruese, në mënyrë që opsioni i vetëm të jetë shpërbërja e tij. Bëhet fjalë për taksimin e donacionit prej 20 milionë eurosh nga Gazprom. Por deri në prillin e kaluar 2022 donacioni nuk u tatua.
Fondacioni pretendon se ka dorëzuar deklaratën përkatëse tatimore, por ajo i ka humbur ministrisë përkatëse vendore të financave. Një punonjës i ministrisë dogji një dokument që vërtetonte dhurimin e Gazprom.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Abuzime në BE me çmimin e gazit - 7 herë më i lartë se ai në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
“Çmimi i gazit në Bashkimin Europian mbetet i fryrë, për shembull është shtatë herë më i lartë se ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një gjë e tillë ka......

Pasuria e milionerëve britanikë tkurret me 10% - Arsyet kryesore, inflacioni dhe lufta në Ukrainë
2022 – shi nuk ishte viti më i mirë për të pasurit e Britanisë, pasi pasuria e tyre u reduktua me 10%, si për shkak të inflacionit ashtu edhe për shkak të......

Kryeministri rumun zgjedh këshilltar nderi një robot - Inteligjenca artificiale do i tregojë se çfarë mendojnë njerëzit për të
Kryeministri i Rumanisë ka prezantuar "këshilltarin e ri të nderit" - një asistent të inteligjencës artificiale të quajtur "Ion" që Nicolae Ciuca e cilësoi si......

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Lagarde sinjalizon rritje të interesave me 50 pikë bazë
Tregjet europiane janë hapur në rritje në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e një dite më parë, pasi humori i investitorëve është përmirësuar nga të......

Inflacioni vjetor i Turqisë zhytet në 55.18% në muajin shkurt!
Inflacioni vjetor turk ra pak në 55.18% në shkurt, të dhënat zyrtare treguan të Premten, pak më poshtë parashikimit, pas tërmeteve masive që goditën rajonin e......

Nafta zbret pranë 84 USD - Investitorët, të shqetësuar për rritjen e interesave nga BQE
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pasi shenjat për rimëkëmbjen e ekonomisë në Kinë janë zbehur nga shqetësimet që kanë të bëjnë me rritjen......

Dollari pritet të publikojë humbje javore - FED: Rritja e interesave do të jetë e ngadaltë dhe e qëndrueshme
Dollari amerikan po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, duke u tërhequr nga niveli më i lartë në 2 muaj e gjysëm, që preku një ditë më parë.......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan blihet sot me 107.9 lekë dhe shitet me 108.6 lekë në raport me ditën e enjte sipas kursit të këmbimit lokal. Ndërkaq Monedha europiane......