Çmimi i Bitcoin i afrohet rekordit të ri/ Investitorët i drejtohen kriptomonedhës pas pasigurive në SHBA
Çmimi i Bitcoin u rrit ndjeshëm duke iu afruar nivelit rekord, ndërsa mbyllja e qeverisë amerikane ka hyrë në ditën e tretë. Investitorët po i drejtohen gjithnjë e më shumë kriptomonedhës më të famshme në botë si një strehë e sigurt mes pasigurisë politike në SHBA.
Kriptomonedha më e vjetër në botë u tregtua me 123,874 dollarë, me një rritje rreth 2% brenda një dite.
Kjo e vendos Bitcoin vetëm 1% poshtë nivelit të tij të lartë historik prej pak mbi 124,000 dollarësh në mesin e gushtit. Kriptomonedha ka patur një rritje mbresëlënëse prej 12% vetëm këtë javë.
Rritja e kërkesës për asetin e decentralizuar erdhi pasi ligjvënësit amerikanë nuk arritën të arrinin një marrëveshje për financimin federal, duke e detyruar qeverinë amerikane të mbyllej të mërkurën.
"Mbyllja është e rëndësishme këtë herë", tha Geoff Kendrick i Standard Chartered Bank.Analistët në Standard Chartered Bank presin që Bitcoin të arrijë një nivel të ri së shpejti, i ndjekur nga 135,000 dollarë.
Në tregje si ari ashtu edhe aksionet po rriten. Tregtarët po drejtohen drejt aseteve të tjera ndërsa kërkojnë mbrojtje nga tensionet politike dhe ekonomike në rritje. Ari u rrit me 0.5% në 3,876.55 dollarë për ons, duke shënuar një rritje prej më shumë se 2% këtë javë. Pavarësisht pasigurive gjeopolitike, disa para u investuan edhe në aksione të premten. S&P 500 dhe Nasdaq Composite regjistruan gjithashtu fitime prej 0.5% dhe 0.27%, përkatësisht.

Aeroporti i Mynihut mbyllet për herë të dytë brenda 24 orëve/ Shkak dronët me origjinë të panjohur, të vërejtur pranë zonës së aeroportit
Aeroporti i Mynihut është mbyllur sërish – për herë të dytë brenda 24 orëve të fundit, duke shkaktuar sërish ndërprerje të mëdha në udhëtimet ajrore.......

Rusia ndihmë Kinës në përgatitjet për pushtimin e Tajvanit/ Publikohet dosja e korespondencës me 800 faqe dokumente
Një dosje prej 800 faqesh me kontrata dhe korrespondencë tregon se Rusia po e ndihmon Kinën që ta përgatisë ushtrinë e saj për një pushtim të mundshëm......

Përurohet lidhja ndërkufitare, pjesë e marrëv Kosovë-Shqipëri/ Kurti: Rruga Gorozhup-Pogaj, dëshmi që po ecim në drejtimin e duhur
Është përuruar rruga ndërkufitare Gorozhup (Has të Prizrenit)-Pogaj, projekt ky në kuadër të marrëveshjeve të nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.......

OpenAI hap një epokë të re tregtie/ Blerje direkte në ChatGPT, ja si do të funksionojë procesi
Në një lëvizje që mund të ridrejtojë rrjedhën e tregtisë online, OpenAI njoftoi funksionalitetin Instant Checkout për ChatGPT, në bashkëpunim me Etsy dhe......

Centrale diellore 105.6 MW në Memaliaj, Selenicë e Malësi/ Aplikimet e reja pranë MIE, projektet nuk përfitojnë nga masat mbështetëse
Interesi i sektorit privat për ndërtimin e centraleve fotovoltaike mbetet në rritje, teksa 3 aplikime të reja kanë mbërritur pranë Ministrisë së......

Milot – Balldre, shtyhet afati për dorëzimin e ofertave/ Kontrata e koncesionit 365 mln euro, punimet duhet të mbyllen 30 muaj nga nënshkrimi
Kompanitë do të kenë edhe një javë shtesë për dorëzimin e ofertave për aksin rrugor Milot – Balldre. Gjatë rihapjes së garës nga Ministria e......

Bosnje-Hercegovina, 137 mln euro për Korridorin 5/ Aksi rrugor luan një rol kyç për transportin dhe tregtinë në rajon
Qeveria e Bosnjë dhe Hercegovinës njoftoi se ka siguruar një grant prej 136.7 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian për ndërtimin e një segmenti verior të......

Operacioni “SCAMS”, arrestime e konfiskime për mashtrim financiar/ Pranga administratorit të call-center, sekuestrohen mbi 100 mijë euro
Drejtoria për Hetimin të Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Policinë e Shtetit ka zbuluar dhe mbyllur një tjetër Call Center në Tiranë, që shërbente për......