Europa Postuar më 3 Mars 2023, 10:40

Kryeministri rumun zgjedh këshilltar nderi një robot - Inteligjenca artificiale do i tregojë se çfarë mendojnë njerëzit për të

Nga SCAN TV
Kryeministri rumun zgjedh këshilltar nderi një robot - Inteligjenca

Kryeministri i Rumanisë ka prezantuar "këshilltarin e ri të nderit" - një asistent të inteligjencës artificiale të quajtur "Ion" që Nicolae Ciuca e cilësoi si të parin e këtij lloji.

Kreu i ekzekutivit sqaroi se roboti i krijuar nga studiues rumunë, ka si detyrë kryesore skanimin e rrjeteve sociale për të informuar qeverinë në kohë reale për propozimet dhe dëshirat e rumunëve.

Politikani liberal tha se anëtari i fundit i ekipit të tij qeverisës – një strukturë e ngjashme me pasqyrën me ndërfaqe të zhurmshme – shënoi “një risi ndërkombëtare”, duke e përshkruar ION si “këshilltarin e parë qeveritar që përdor inteligjencën artificiale”.

“Përshëndetje, ti më dhe jetën dhe roli im tani është të të përfaqësoj, si një pasqyrë”, dëgjohet zëri i qetë i ION. "Çfarë duhet të di për Rumaninë?"

Sipas një dokumenti qeveritar që jep më shumë detaje për projektin, ION, do të përdorë teknologjinë dhe inteligjencën artificiale për të kapur opinionet në shoqëri,  duke përdorur të dhënat e disponueshme publikisht në rrjetet sociale. Qytetarët në Rumani do të jenë gjithashtu në gjendje të bisedojnë me ION në faqen e internetit të ideuar posacërisht për projektin.

Kryeministri rumun u shpreh i bindur se përdorimi i Inteligjencës Artificiale nuk duhet të jetë një opsion, por një detyrim për të marrë vendime duke qenë më të informuar.

Rumania, një nga vendet më të varfra të BE-së, shpesh përshkruhet si "Silicon Valley" e Europës Lindore. Prezantimi i ION ndodh pak pasi Rumania dhe Moldavia u zotuan për të forcuar lidhjet ekonomike pas pushtimit rus të Ukrainës dhe Bukureshti përsëriti mbështetjen për ofertën e Kishinaut për t'u bashkuar me Bashkimin Europian.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat