Desktop - General - 1
Desktop - General - 44
Bota Postuar më 3 Mars 2023, 10:27

Nafta zbret pranë 84 USD - Investitorët, të shqetësuar për rritjen e interesave nga BQE

Nga SCAN TV
Nafta zbret pranë 84 USD - Investitorët, të shqetësuar

Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pasi shenjat për rimëkëmbjen e ekonomisë në Kinë janë zbehur nga shqetësimet që kanë të bëjnë me rritjen e interesave në Europë. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 84 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 78 dollarë për fuçi.

Aktiviteti i manifakturës në Kinë u rrit me hapin më të shpejtë në mbi 1 dekadë, gjatë muajit të kaluar, duke konfirmuar rimëkëmbjen në ekonominë më të madhe në botë, pas lehtësimit të masave kundër Covid-19. Njëkohësisht, importet e naftës nga Rusia kanë prekur një nivel rekord, gjatë muajit të kaluar, pasi rafineritë kanë përfituar nga çmimet e ulëta. Megjithatë, tregu është gjendur nën presion nga pritshmëritë se Banka Qendrore Europiane do të rrisë normat e interesit, pasi inflacioni u përshpejtua në Gjermani, Francë dhe Spanjë.

Ndërkohë, për të gjithë Eurozonën inflacioni u rrit me 8.5%, gjatë shkurtit, në ngadalësim të lehtë krahasuar me janarit, por më lart se parashikimet e analistëve që prisnin një rritje me 8.2%. Në shtetet e Bashkuara të Amerikës rezervat e naftës bruto u rritën për të dhjetën javë me radhë, duke sugjeruar një ngadalësim të kërkesës.

SCAN

Live TV

All - General - 2
Të fundit
Të gjitha lajmet
All - General - 3
Desktop - General - 7

Më të vizituarat