Dollari pritet të publikojë humbje javore - FED: Rritja e interesave do të jetë e ngadaltë dhe e qëndrueshme

Dollari amerikan po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, duke u tërhequr nga niveli më i lartë në 2 muaj e gjysëm, që preku një ditë më parë. Gjithashtu, monedha e gjelbër pritet të publikojë humbjet e para javore që nga fillimi i janarit. Dollari u gjend nën presion sepse presidenti i Rezervës Federale të Atlantas, Raphael Bostic deklaroi se qasja e duhur në lidhje me normat e interesit duhet të jetë një rritje e ngadaltë dhe e qëndrueshme.
Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 104.8 nga rreth 105.3 që e nisi javën, duke humbur rreth 0.4% të vlerës. Analistët e anketuar nga Reuters deklarojnë se forcimi i dollarit amerikan është i përkohshëm dhe monedha do të dobësohet deri në fund të vitit, për shkak të përmirësimit të ekonomisë globale dhe pritshmërive se Rezerva Federale do të ngadalësojë hapin e rritjes së interesave.
Pas këtyre zhvillimeve, euro është ngjitur sërish në mbi 1.06 dollarë, ndërsa në sesionin e kaluar preku nivelin më të ulët në 2 muaj, pranë 1.05 dollarëve. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin ka rënë ndjeshëm drejt 22,400 dollarëve, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1570 dollarë.
SCAN
Sondazh

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan blihet sot me 107.9 lekë dhe shitet me 108.6 lekë në raport me ditën e enjte sipas kursit të këmbimit lokal. Ndërkaq Monedha europiane......

‘Kërcen’ inflacioni bazë në zonën e euros gjatë muajit shkurt!
Inflacioni bazë në zonën e euros u rrit në shkurt, sipas një vlerësimi të Flash Eurostat i lëshuar të enjten. Sipas Agjencisë së Statistikave të BE -së,......

ERRU përcakton tarifat e reja të ujit - Në kuadër të reformës. Si do operohet me zonat që s’kanë patur çmime e shërbim
Enti Rregullator i Ujit ka përcaktuar tarifat që do të aplikohen nga shoqëritë e krijura nga bashkimi i kompanive ekzistuese, për ato zona që nuk kanë patur më......

“Godinat mbi 50 vjet do të zgjidhen sipas interesave” - Pr.vendimi i qeverisë, Musai: “Kryqi i kuq” do ulë ndjeshëm çmimet e pronave
Projektvendimi i qeverisë për auditimin teknik të godinave mbi 50 vjet le në dorë të bashkive përzgjedhjen e ndërtesave që do të duhet t’i nënshtrohenkëtij......

Gjeografia e biznesit të luleve në vend - Nga Ekuadori, deri në Kosovë. Nga preferon më shumë Shqipëria të importojë?!
Scan Tv sjellë gjeografinë e një biznesi lulesh në Tiranë përsa i përket vendeve më të preferuara por dhe luleve. Nga të dhënat nga doganat që SCAN TV ka......

Shqipëria përsëri në listën gri të Moneyval, Koçi shpjegon arsyet - Ish-kreu i DPPPP: Na penalizoi Amnistia Fiskale, gjatë vitit 2022 plotësuam kushtet
Ish-kreu i Drejtorisë së Përgjithëshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave Elvis Koçi ka analizuar në një intervistë eksluzive për Televizionin Scan arsyet......

Japonia sapo zbuloi 7 mijë ishuj që nuk dinte se i kishte!
Japonia ka rinumëruar ishujt e saj dhe zbuloi se ka 7,000 më shumë sesa mendohej më parë. Hartat dixhitale nga Autoriteti i Informacionit Gjeohapësinor të......

Plakja e popullsisë në Kinë “tkurr” ekonominë - Vendi humbet më shumë se 41 milionë punëtorë
Rreth 733.5 milionë kinezë rezultonin të punësuar në vitin 2022, sipas zyrës së statistikave të vendit. Kjo shifër është më pak nga 774.7 milionë në 2019 - ën.......