Plakja e popullsisë në Kinë “tkurr” ekonominë - Vendi humbet më shumë se 41 milionë punëtorë

Rreth 733.5 milionë kinezë rezultonin të punësuar në vitin 2022, sipas zyrës së statistikave të vendit. Kjo shifër është më pak nga 774.7 milionë në 2019 - ën. Të dhënat pasqyrojnë një rritje të shpejtë të numrit të njerëzve që dalin në pension, duke rritur me gjasë presionin mbi Pekinin për të përshpejtuar planet e rritjes së moshës zyrtare për daljen në pension.
Sipas ekspertëve, rënia reflekton faktorë të tillë si papunësia më e lartë e të rinjve për shkak të pandemisë, si dhe një numër në rënie të njerëzve në "grupin e moshës klasike të popullsisë në moshë pune".
Numri i njerëzve në Kinë nga mosha 16 deri në 59 vjeç ka rënë gradualisht që nga viti 2012. Gjatë tre viteve të fundit, numri në atë grup ra me 38 milionë në 857.6 milionë – një rënie shumë më e shpejtë se vitet e mëparshme.
Ndryshimi demografik ishte "faktori shtytës" në rënien e punësimit në vitin 2022, sipas ekonomistëve në vend, pasi popullsia që arrin moshën 60 vjeç - një moshë e zakonshme e daljes në pension në Kinë - u rrit në mënyrë dramatike.
Rritja ekonomike e Kinës pritet të përshpejtohet këtë vit për shkak të përfundimit të kufizimeve të koronavirusit dhe një rënie të mprehtë të infeksioneve. Si rezultat, numri i njerëzve të punësuar në Kinë mund të rritet këtë vit pasi njerëzit i rikthehen fuqisë punëtore, komentojnë ekonomistët duke shtuar se ky fenomen do të mbetet në trendin strukturor në rënie për shkak të plakjes së popullsisë.
Mosha e daljes në pension në Kinë ka mbetur e pandryshuar për më shumë se katër dekada në 60 vjeç për burrat dhe 55 për gratë, edhe pse jetëgjatësia është rritur. Kina një periudhë rekordesh për sa i përket lindjeve gjatë viteve 1960, që do të thotë se një grup i madh punëtorësh do të jenë jashtë grupmoshës 16-59 vjeç gjatë kësaj dekade.
Partia Komuniste në pushtet në vend e rendit reformën e moshës së pensionit ndër detyrat e saj kryesore ekonomike për këtë vit. Më shumë detaje mbi planet e reformës mund të jepen këtë muaj, kur raporti vjetor i punës së qeverisë të prezantohet në Kongresin Popullor Kombëtar - një takim vjetor i parlamentit të Kinës.
Fuqia punëtore e Kinës gjithashtu është bërë dukshëm më e urbanizuar gjatë dekadës së fundit, sipas zyrës së statistikave të Kinës, një prirje që ekonomistët e shohin si pozitive për rritjen ekonomike. Rreth 63% e punëtorëve ishin të punësuar në zonat urbane vitin e kaluar, nga 50% një dekadë më parë.
Dorina Kurtaj / SCAN

Rriten sigurimet e pronave nga tërmetet, por pak sensibilitet - Përmirësohen treguesit e portofolit për zjarret e fatkeqësitë natyrore
Viti 2023 ka nisur me një rritje të dukshme të sigurimeve të pronave nga zjerret, tërmetet apo fatkeqësitë natyrore. Sipas të dhënave të sapopublikuara nga......

Si e “mundi” Zvicra inflacionin? - Faktorët kryesorë, shpenzimet e ulta për ushqim dhe prodhimi në vend i energjisë
Një nga vendet më të pasura në botë, Zvicra njihet për koston e lartë të jetesës, me Zyrihun dhe Gjenevën që renditen vazhdimisht në mesin e 10 qyteteve më të......

Francë, kulmi i inflacionit në gjysmën e parë të vitit - BQE përjashton mundësinë e një recesioni për vendin
Inflacioni në Francë ka të ngjarë të arrijë kulmin e tij në gjysmën e parë të vitit dhe, duke përjashtuar një ngjarje të madhe botërore, rreziku i recesionit......

BE i jep “lamtumirën” patentës së plastifikuar - Patenta e re dixhitale do të jetë në telefonat celularë
Komisioni europian propozon rregulla të reja për të shtuar sigurinë rrugore në Bashkimin Europian. Për këtë arsye është projektuar patenta dixhitale e vlefshme......

“Normat e interesit kanë arritur kulmin”! - Guvernatori i Bankës së Anglisë: Politika monetare s’mund të largojë tronditjen financiare
Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey, paralajmëroi se normat e interesit mund të kenë arritur kulmin, pas 10 rritjeve të njëpasnjëshme të kostos......

Ky është një metal që investitorët duhet ta blejnë me ulje "në çdo rast" që do t’u jepet!
Investitorët duhet të blejnë bakër në ulje kur të shfaqet një mundësi, sipas Jonathan Barratt, CEO i siguruesit të motit CelsiusPro. “Perspektiva jonë për......

IEA: Rritja globale e energjisë së pastër kompensoi rritjen e emetimeve të CO2 në vitin 2022!
Emetimet globale të dioksidit të karbonit të lidhura me energjinë u rritën më pak se sa ishte parashikuar në vitin 2022 falë rritjes së burimeve të energjisë......

TikTok vendos një kufi ditor 60-minutësh të kohës para ekranit dhe një "kujtues gjumi"!
TikTok ka njoftuar se do të vendosë një kufi ditor 60-minutësh të kohës para ekranit për përdoruesit e moshës nën 18 vjeç. Por adoleshentët do të jenë në......