Francë, kulmi i inflacionit në gjysmën e parë të vitit - BQE përjashton mundësinë e një recesioni për vendin

Inflacioni në Francë ka të ngjarë të arrijë kulmin e tij në gjysmën e parë të vitit dhe, duke përjashtuar një ngjarje të madhe botërore, rreziku i recesionit mund të përjashtohet. Ishte kjo deklarata e politikëbërësit francez i Bankës Qendrore Europiane, Francois Villeroy de Galhau.
Villeroy, i cili është gjithashtu guvernator i bankës qendrore franceze, tha se inflacioni duhet të kthehet në rreth 2%, objektivi i BQE-së, nga fundi i 2024 deri në fund të 2025.
Në një përpjekje për të menaxhuari nflacionin rekord drejt objektivit të saj prej 2%, BQE ka rritur normat e përbashkëta me 300 pikë bazë në 2.5% që nga korriku i kaluar dhe premtoi të miratojë një rritje të mëtejshme prej 50 pikë bazë në mars.
Villeroy shtoi se oas "sprintit" të normalizimit monetar që filloi në korrik 2022, tani po hyhet në një fazë të re të politikës monetare që është më e krahasueshme me një garë në distanca të gjata. Ai shtoi se kjo garë do të jetë më e gjatë, por më graduale dhe më pragmatike në ritmin e rritjeve të ardhshme.
Ndërsa është shumë herët për të thënë se kur normat do të arrijnë kulmin e tyre, Villeroy tha se do të ishte "e dëshirueshme" deri në verë, ose më së voni deri në shtator. Banka e Francës do të rrisë paksa parashikimin e rritjes për ekonominë franceze për vitin 2023 më 20 mars, nga një rritje prej 0.3% e parashikuar në dhjetor, përpara se të rikuperohej në 2024-ën.
Raporti i borxhit publik të Francës është 20 pikë përqindje më i lartë se ai i eurozonës në tërësi - 113% e PBB-së kundrejt 93% në tremujorin e tretë 2022 - dhe, ndryshe nga vendet kryesore të eurozonës, nuk është në rënie.
Dorina Kurtaj /SCAN

BE i jep “lamtumirën” patentës së plastifikuar - Patenta e re dixhitale do të jetë në telefonat celularë
Komisioni europian propozon rregulla të reja për të shtuar sigurinë rrugore në Bashkimin Europian. Për këtë arsye është projektuar patenta dixhitale e vlefshme......

“Normat e interesit kanë arritur kulmin”! - Guvernatori i Bankës së Anglisë: Politika monetare s’mund të largojë tronditjen financiare
Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey, paralajmëroi se normat e interesit mund të kenë arritur kulmin, pas 10 rritjeve të njëpasnjëshme të kostos......

Ky është një metal që investitorët duhet ta blejnë me ulje "në çdo rast" që do t’u jepet!
Investitorët duhet të blejnë bakër në ulje kur të shfaqet një mundësi, sipas Jonathan Barratt, CEO i siguruesit të motit CelsiusPro. “Perspektiva jonë për......

IEA: Rritja globale e energjisë së pastër kompensoi rritjen e emetimeve të CO2 në vitin 2022!
Emetimet globale të dioksidit të karbonit të lidhura me energjinë u rritën më pak se sa ishte parashikuar në vitin 2022 falë rritjes së burimeve të energjisë......

TikTok vendos një kufi ditor 60-minutësh të kohës para ekranit dhe një "kujtues gjumi"!
TikTok ka njoftuar se do të vendosë një kufi ditor 60-minutësh të kohës para ekranit për përdoruesit e moshës nën 18 vjeç. Por adoleshentët do të jenë në......

Cili shtet është më mikpritës? Gjithçka varet nga vizat, sipas këtij indeksi të ri!
Cili shtet është më mikpritës? Nga miqësia e vendasve deri te disponueshmëria e infrastrukturës turistike, ka shumë mënyra për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje.......

Tregjet presin inflacionin në Eurozonë - Gjermania, Franca dhe Spanja raportuan rritje të çmimeve në shkurt
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin të dhënat përfundimtare mbi inflacionin në Eurozonë për muajin......

Nafta, e qëndrueshme pranë 84 USD - Mbështetet nga shenjat për rimëkëmbjen e ekonomisë kineze
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, ndërsa gjatë tregtisë aziatike ka gjetur një mbështetje nga të dhënat pozitive mbi ekonominë kineze, që......