“Normat e interesit kanë arritur kulmin”! - Guvernatori i Bankës së Anglisë: Politika monetare s’mund të largojë tronditjen financiare

Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey, paralajmëroi se normat e interesit mund të kenë arritur kulmin, pas 10 rritjeve të njëpasnjëshme të kostos zyrtare të huamarrjes që nga dhjetori 2021. Bailey tha se ‘Threadneedle Street’ do të vlerësojë ndikimin e një politike më të ashpër në ekonomi përpara se të sanksionojë çdo lëvizje të re.
Megjithatë, guvernatori paralajmëroi gjithashtu se Banka e Anglisë ishte vigjilente ndaj rrezikut të përsëritjes së gabimeve të viteve ‘70 dhe nuk do të hezitonte të rriste më tej normat nga 4% e tyre aktuale, nëse presionet inflacioniste do të vijonin.
Bailey votoi në mbështetje të një rritjeje prej çerek pikësh të normave të interesit në takimin e fundit të komitetit të politikës monetare me nëntë anëtarë të Bankës në shkurt, por e bëri të qartë se ai tani po miratonte një qasje sikpas të cilë duhet pritur dhe analizuar.
Ai theksoi se në këtë fazë do të këshillonte një kundërshtin të sugjerimit se ka rritja e normës së Bankës së Anglisë, ose se në mënyrë të pashmangshme do të duhet bërë më shumë. Bailey shtoi se një rritje e mëtejshme e normës mund të rezultojë e përshtatshme, por asgjë nuk është vendosur ende. Të dhënat do të shtojnë pamjen e përgjithshme të ekonomisë dhe perspektivën për inflacionin, dhe kjo do të ndikojë në zgjedhjen e politikave për t’u ndjekur.
Bailey tha se programet e komunikimit të Bankës me publikun i kishin sjellë atij ndikimin që kishte inflacioni i lartë në jetën e njerëzve. Edhe pse ka rënë pak nga kulmi i tij prej 11.1% në fund të vitit të kaluar, panorama për koston e jetesës ende tregon se inflacioni shkon në 10.1%.
Bailey shtoi se Mbretëria e Bashkuar ishte prekur nga një sërë “goditjesh të rëndësishme ekonomike” – duke përfshirë Brexit, Covid dhe rritjen e çmimeve globale të energjisë të lidhura me pushtimin e Rusisë në Ukrainë – dhe nuk ekzistonte “një rrugëdalje të lehtë”.
Njerëzit me të ardhura më të ulëta po luftojnë për të përballuar jetesën dhe Banka duhet të sigurojë që situata të mos përkeqësohet duke lejuar që "inflacioni i krijuar në vend” të bëhej i qëndrueshëm.
Në fund të deklaratës së tij Bailey theksoi se politika monetare nuk mund të largojë tronditjen ndaj të ardhurave reale kombëtare. Por ajo që politika monetare mund – dhe duhet – të bëjë është të sigurohet që inflacioni që ka ardhur nga jashtë të mos bëhet inflacion i qëndrueshëm, i krijuar në vend. Inflacioni i bërë në ‘shtëpi’ nuk do i sjellë asnjë të mirë vendit, dhe ata me fuqi të dobët negociuese do të mbeten më prapa.
Dorina Kurtaj / SCAN

Ky është një metal që investitorët duhet ta blejnë me ulje "në çdo rast" që do t’u jepet!
Investitorët duhet të blejnë bakër në ulje kur të shfaqet një mundësi, sipas Jonathan Barratt, CEO i siguruesit të motit CelsiusPro. “Perspektiva jonë për......

IEA: Rritja globale e energjisë së pastër kompensoi rritjen e emetimeve të CO2 në vitin 2022!
Emetimet globale të dioksidit të karbonit të lidhura me energjinë u rritën më pak se sa ishte parashikuar në vitin 2022 falë rritjes së burimeve të energjisë......

TikTok vendos një kufi ditor 60-minutësh të kohës para ekranit dhe një "kujtues gjumi"!
TikTok ka njoftuar se do të vendosë një kufi ditor 60-minutësh të kohës para ekranit për përdoruesit e moshës nën 18 vjeç. Por adoleshentët do të jenë në......

Cili shtet është më mikpritës? Gjithçka varet nga vizat, sipas këtij indeksi të ri!
Cili shtet është më mikpritës? Nga miqësia e vendasve deri te disponueshmëria e infrastrukturës turistike, ka shumë mënyra për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje.......

Tregjet presin inflacionin në Eurozonë - Gjermania, Franca dhe Spanja raportuan rritje të çmimeve në shkurt
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin të dhënat përfundimtare mbi inflacionin në Eurozonë për muajin......

Nafta, e qëndrueshme pranë 84 USD - Mbështetet nga shenjat për rimëkëmbjen e ekonomisë kineze
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, ndërsa gjatë tregtisë aziatike ka gjetur një mbështetje nga të dhënat pozitive mbi ekonominë kineze, që......

Dollari i rikthehet fitimeve - Investitorët presin të dhënat mbi inflacionin në Eurozonë
Dollari amerikan i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, pas dy ditësh me radhë në rënie, ndërsa investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në......

Parlamenti finlandez voton pro anëtarësimit në NATO
Nën presionin e sulmit ushtarak rus kundër Ukrainës Finlanda dhe Suedia shtruan së bashku në maj 2022 një kërkesë për anëtarësim në NATO. Tani të paktën sa u......