Parlamenti finlandez voton pro anëtarësimit në NATO

Nën presionin e sulmit ushtarak rus kundër Ukrainës Finlanda dhe Suedia shtruan së bashku në maj 2022 një kërkesë për anëtarësim në NATO. Tani të paktën sa u përket finlandezëve, nuk ka më asgjë që e pengon anëtarësimin e vendit në NATO.
Parlamenti në Helsinki votoi me shumicë të madhe votash pro propozimit të bërë nga qeveria për ndryshimin e legjislacionit të nevojshëm për anëtarësimin e vendit në Aleancën Perëndimore të Mbrojtjes.
Anëtarësimi i Finlandës duhet të miratohet nga të gjitha vendet anëtare të NATO-s. Pas vendimit të Helsinkit tani priten vendimet e Ankarasë dhe të Budapestit për anëtarësimin e Finlandës në NATO. Parlamenti hungarez u shpreh në favor të anëtarësimit të Finlandës në NATO, votimi përfundimtar pritet në mes të muajit mars. Kurse pas qëndrimit të përsëritur të Turqisë se nuk do të miratojë anëtarësimin e Suedisë në NATO, Finlanda u shpreh se është e hapur për një veprim të veçuar dhe anëtarësim të saj në NATO edhe pa Suedinë.
Finlanda ka një vijë kufitare prej 1.340 km me Rusinë, përgjatë së cilës ka vetëm gardhe të thjeshta druri. Tani qeveria finlandeze ka planifikuar 380 milionë euro për shtimin e masave të sigurisë në kufi.
Fjala është për ngritjen e një gardhi 200 kilometra të gjatë dhe tre metra të lartë. Instalimi i gardhit pritet të fillojë në mars.
Në shtator 2022 shumë qytetarë rusë kaluan kufirin dhe u strehuan në Finlandë pasi shefi i Kremlinit Vladimir Putin urdhëroi mobilizimin e pjesshëm për luftën në Ukrainë. DW
E . S / SCAN

Sa këmbehen sot valutat kryesore?!
Dollari amerikan këmbehet sot me 107.8 lekë në blerje dhe me 108.6 lekë në shitje me një rënie të lehtë nga dje por duke e nisur ditën pozitivisht sipas kursit......

“Konkurrenca” pezullon marrëveshjen për patentat - Vendimi: Ka rrezik të sjellë dëm të rëndë dhe të pariparueshëm për konsumatorët
Komisioni i Konkurrencës ka vendosur të ndalojë përkohësisht zbatimin e marrëveshjes të lidhur mes Drejtorisë së Përgjithsme të Shërbimeve të Transportit......

Në 27 vite paga minimale ndryshon 22 herë - Nga 1 prilli rritet për herë të parë me 6 mijë lekë më shumë!
Rritja e pagës minimale në 27 vite në Shqipëri ka ndryshuar plote 22 herë. Nga të dhënat ndër vite, ndryshimet e para të pagës minimale kanë nisur në 1996 nga......

“Shtrëngohen” vizat e punës për të huajt në Shqipëri - Detyrim, garancia bankare. Sa para’ duhet të kenë të “ngrira” në llogari?
Të huajt që aplikojnë për vizë të kategorive të ndryshme në vendin tonë, duhet të paraqesin detyrimisht garanci financiare e cila mbulon shpenzimet e......

Çelet fondi 3.3 miliardë lekë për bujqësinë - Krifca: Mbështeten 9 masa, prioritet blegtoria
Qeveria ka miratuar vendimin që i hap rrugë disbursimit të fondit prej 3.3 miliardë lekësh për mbështetjen e fermerëve dhe blegtorëve gjatë vitit 2023. ......

Nga 1 prilli rritet paga minimale - Ibrahimaj: Do të shkojë në 40 mijë lekë. Synojmë mos të kemi pagën më të ulët në rajon
Paga minimale në të gjithë vendin duke filluar nga 1 prilli do të ëpsoj një rritje me 6 mijë lekë. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj pas......

Informaliteti “mbyt” taksitë, rrethet pushtojnë Tiranën - Shoqata fajëson pushtetin vendor: Jemi me humbje, paguajmë taksa më të larta
Dyndja e taksive të rretheve në Tiranë për fitime më të larta por dhe taksa më të ulëta, ka ngritur shqetësimin e taksistëve të kryeqytetit të cilët kërkojnë......

Bonot e thesarit u afrohen më tej depozitave, bien në 3.93% - Edhe më e fortë rënia e letrave me vlerë me afat 6 muaj. Arritën në 3.26% këtë javë
Ndërsa mbireagimi i aktorëve gjatë fundit të vitit të shkuar solli rritje të shpejtë të normave të bonove të thesarit, po aq shpejt po ndodh edhe rënia e tyre.......