Informaliteti “mbyt” taksitë, rrethet pushtojnë Tiranën - Shoqata fajëson pushtetin vendor: Jemi me humbje, paguajmë taksa më të larta

Dyndja e taksive të rretheve në Tiranë për fitime më të larta por dhe taksa më të ulëta, ka ngritur shqetësimin e taksistëve të kryeqytetit të cilët kërkojnë barazi.
Taksat primare dhe sekondare i ka diferencuar shoferët duke lejuar që në kryeqytet të paguajnë 5 herë më shtrenjtë sesa shoferët e rretheve. Sipas sekretarit të shoqatës së taksive të Shqipërisë, Xhevit Bara problemi nis nga pushteti vendor I cili nuk kontrollon informalitetin siç duhet.
Një tjetër problem janë edhe postet e parkimit pasi bashkitë nuk ofrojnë aq vende sa është dhe nevoja, por në disa raste në rrethe sipas shoqatës, e japin këtë shërbim për ata që kanë mik.
Ndërkohë Tirana ofron vetëm 600 poste parkimi ku transportojnë pasagjerë rreth 1600 shofer taksie. Në të gjithë vendin ushtrojnë aktivitetin e tyre rreth 2500 taksi të licensuara ndërkohë në zëra jo zyrtar thuhet se në informalitet punojnë rreth 5 mijë shofera.
Marinela Lina/SCAN
Sondazh

Bonot e thesarit u afrohen më tej depozitave, bien në 3.93% - Edhe më e fortë rënia e letrave me vlerë me afat 6 muaj. Arritën në 3.26% këtë javë
Ndërsa mbireagimi i aktorëve gjatë fundit të vitit të shkuar solli rritje të shpejtë të normave të bonove të thesarit, po aq shpejt po ndodh edhe rënia e tyre.......

Sa po i nxisin fermerët paratë në bujqësi? - Analiza e shifrave/ Formalizimi ndër vite, 2023-shi nis mbarë
Politika e subvencioneve e ndjekur nga qeveria dhe thjeshtimi i procedurës së aplikimit ka rritur ndjeshëm interesin e fermerëve për të përfituar dhe si e......

Ndërtimi, Vrojtimi i BSH: Pritet rritje e porosive dhe çmimeve - Treguesi i besimit për këtë sektor “kërcen” me 6.2 pikë përqindjeje në muajin shkurt
Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) ka vijuar të qëndrojë në nivele të larta edhe për muajin shkurt, pavarësisht kontributit negativ të sektorit të shërbimeve,......

“Lumë” ankesash për Prokurimet Publike - Kontestohen vlerësimet e ofertave, si dhe dokumentet standarde të tenderit
Muaji janar u mbyll me 56 ankesa të subjekteve për procedura të prokurimit publik. Të dhënat e raportuara nga Komisioni i Prokurimit Publik, më konkretisht......

Çmenduria e marsit mund të shfaqet për tregjet botërore pas një shkurti të zymtë!
Marsi i çmendur? Pas një janari euforik që u pasua nga një shkurt i zymtë, me obligacionet dhe aksionet që vijuan shitjet pasi të dhënat e forta rinovuan......

Aktiviteti prodhues në Kinë ‘mahnit’ me rritjen më të shpejtë në një dekadë!
Aktiviteti prodhues i Kinës u zgjerua me ritmin më të shpejtë në më shumë se një dekadë në shkurt, tregoi një indeks zyrtar të mërkurën, duke thyer......

Ja sa paguan secili shtet europian familjet për të pasur një fëmijë!
Sipas një sondazhi të ri, paratë janë shqetësimi më i madh që i pengon të rinjtë në Britani të krijojnë familje. Më shumë se gjysma (59 %) e të anketuarve......

Analize/ Tregu europian pa gazin rus!
Bashkimi Europian nuk ka vendosur ende asnjë sanksion ndaj gazit rus. Por qëllimi i deklaruar është pavarësimi i plotë nga gazi dhe energjia ruse. Sipas......