Shqipëria Postuar më 1 Mars 2023, 13:56

Bonot e thesarit u afrohen më tej depozitave, bien në 3.93% - Edhe më e fortë rënia e letrave me vlerë me afat 6 muaj. Arritën në 3.26% këtë javë

Nga SCAN TV
Bonot e thesarit u afrohen më tej depozitave, bien në 3.93% - Edhe

Ndërsa mbireagimi i aktorëve gjatë fundit të vitit të shkuar solli rritje të shpejtë të normave të bonove të thesarit, po aq shpejt po ndodh edhe rënia e tyre. Nga 4.09% në ankandin e 21 shkurtit, normat e interesit të bonove të thesarit me afat maturimi 12 mujor kanë rënë në kuotën 3.93% këtë javë.

Të dhënat janë publikuar nga Banka e Shqipërisë, sipas së cilës në ankandin e ditës së fundit të shkurtit, u emetuan një sasi bonosh prej 8 mililiardë lekësh, afërisht 80 milionë dollarësh. Yeldi mesatar i ponderuar rezultoi 3.98%, ndërsa yeldi mesatar i thjeshtë edhe më i ulët, në vlerën 3.93%.

Ndërkohë që shumë më e fortë ka qenë rënia e normave të interesit të bonove 6 mujore, ankandi i të cilave u zhvillua po në 28 shkurt. Në ankandin e 31 janarit ato u shitën me normën e interesit të ponderuar 4.37%, por duke rënë me mbi 1 pikë përqindje në ankandin e kësaj jave, kur u shitën me 3.26%.

Në këtë mënyrë, interesat e bonove të thesarit po i afrohen normave të depozitave bankare, veçanërisht duke parë disa paketa ofertash me të cilat janë hedhur në treg bankat tregtare për të konkurruar bonot e thesarit.

Nga të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë për muajin janar, raportohen interesa deri në 3.5% për depozitat dyvjeçare. Po ashtu, të paktën 4 banka të nivelit të dytë propozojnë interesa mbi 3.5% për depozita me afat mbi 60 muaj. Për depozitat me afat 1-vjeçar gjenden në treg oferta deri 3%. Kjo tendencë ka shtyrë veçanërisht individët të transferojnë kursimet drejt depozitave me afat, duke u bërë kështu konkurrencë të fortë të letrave me vlerë të qeverisë.

Lorenc Rabeta/SCAN

Sondazh

Poll
Europa 1 Mars

Analize/ Tregu europian pa gazin rus!

Bashkimi Europian nuk ka vendosur ende asnjë sanksion ndaj gazit rus. Por qëllimi i deklaruar është pavarësimi i plotë nga gazi dhe energjia ruse. Sipas......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat