Çmenduria e marsit mund të shfaqet për tregjet botërore pas një shkurti të zymtë!

Marsi i çmendur? Pas një janari euforik që u pasua nga një shkurt i zymtë, me obligacionet dhe aksionet që vijuan shitjet pasi të dhënat e forta rinovuan bastet e rritjes së normës, më shumë luhatje të egra mund të jenë të radhës për tregjet botërore.
Yield-et e thesarit 10-vjeçar të SHBA-së janë gati të mbyllin shkurtin afërsisht 40 pikë bazë më të larta gjatë muajit, kërcimi i tyre më i madh mujor që nga shtatori. Në të gjithë Europën, yield-et e obligacioneve, të cilat lëvizin anasjelltas ndaj çmimeve, janë pranë niveleve më të larta shumëvjeçare.
Indeksi S&P 500 ka rënë rreth 2% pas kërcimit të janarit prej 6% dhe aksionet janë dobësuar gjerësisht në të gjithë gjeografitë dhe stilet e investimit, me pak drejtim të qartë.
Me pak fjalë, pasiguria mbi rrugën e ardhshme të ekonomisë globale dhe normat e interesit mbetet e lartë. Nëse të dhënat mbeten elastike, shitja e nxitur nga pritjet për më shumë shtrëngime të normave mund të vazhdojë.
Por nëse shenjat e shfaqura se inflacioni dhe rritja po ngadalësohen janë mjaft të forta për të shkaktuar një pauzë, çmimet e aktiveve mund të rriten, me paqëndrueshmëri në mes, nëse sinjalet e të dhënave nuk janë të qarta.
Në një sinjal potencialisht të rënies për aksionet, ku vlerësimet mbështeten nga yield-et e obligacioneve, indeksi MOVE, i cili mat paqëndrueshmërinë e pritur në tregun e thesarit prej 24 trilion dollarësh, është rritur më shumë se 20% në shkurt në kërcimin e tij më të madh mujor që nga qershori 2022.
Investitorët u ndjenë të sigurt në janar se një ngadalësim ekonomik do të inkurajonte vendimtarët e normave të ndalonin pas një sërë rritjesh agresive të normave për të frenuar inflacionin, megjithatë të dhënat e forta që atëherë e sfiduan këtë pikëpamje.
Të dhënat e së premtes që tregojnë një matës kyç të inflacionit në SHBA të përshpejtuar muajin e kaluar rritën bastet e normës. Disa ekonomistë mendojnë se Rezerva Federale mund të zgjedhë edhe një rritje të madhe të normës prej 50 bps në mars pas një rritjeje prej 25 bps në shkurt.
"Investitorët kanë marrë në konsideratë faktin që bankat qendrore po na thonë se inflacioni do të kthehet në objektiv më vonë se sa do të pëlqehej dhe kjo do të thotë se normat janë më të larta për më gjatë," tha Guy Miller, kryestrategu i tregut në Zurich Insurance Group.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Aktiviteti prodhues në Kinë ‘mahnit’ me rritjen më të shpejtë në një dekadë!
Aktiviteti prodhues i Kinës u zgjerua me ritmin më të shpejtë në më shumë se një dekadë në shkurt, tregoi një indeks zyrtar të mërkurën, duke thyer......

Ja sa paguan secili shtet europian familjet për të pasur një fëmijë!
Sipas një sondazhi të ri, paratë janë shqetësimi më i madh që i pengon të rinjtë në Britani të krijojnë familje. Më shumë se gjysma (59 %) e të anketuarve......

Analize/ Tregu europian pa gazin rus!
Bashkimi Europian nuk ka vendosur ende asnjë sanksion ndaj gazit rus. Por qëllimi i deklaruar është pavarësimi i plotë nga gazi dhe energjia ruse. Sipas......

Bankat rrisin financimet për energjinë e pastër - Por, shuma totale është më e vogël se ajo për lëndët djegëse
Bankat do të japin 81 cent në kuadër të një financimi për furnizimin me energji me karbon të ulët, për çdo dollar të shpenzuar për lëndët djegëse fosile në......

Ndalimi i motorëve me djegie në 2035 - Italia dhe Gjermania të parat vende që votojnë kundër
Italia dhe Gjermania janë bashkuar kundër ndalimit të motorëve me djegie të brendshme në vitin 2035. Në Bruksel, në mbledhjen e ambasadorëve të vendeve të......

Borxhi europian, gjithnjë e më i cënueshëm - Deutsche Bank: Ekonomia globale po ngadalësohet!
Borxhi i korporatave europiane është gjithnjë e më i prekshëm në një kohë që ekonomia globale ngadalësohet, duke sugjeruar një rrezik më të lartë të......

Aksident tragjik nga përplasja e trenave në Greqi - Dyshohet për gabim njerëzor. Sistemet elektronike nuk punojnë prej vitesh
Një aksident tragjik hekurudhor ndodhi në Greqi në orën 23.00 të së martës, kur një tren mallrash i nisur nga Selaniku për në Larisë u përplas me trenin e......

Banka qendrore e Turqisë ndalon “eksportin” e dollarëve - Të gjitha bankat tregtare në vend konsiderohen të paralajmëruara
Në një përpjekje të fundit për të mbrojtur lirën, banka qendrore e Turqisë paralajmëroi huadhënësit në vend që të mos dërgojnë dollarë në bankat partnere......