Aksident tragjik nga përplasja e trenave në Greqi - Dyshohet për gabim njerëzor. Sistemet elektronike nuk punojnë prej vitesh

Një aksident tragjik hekurudhor ndodhi në Greqi në orën 23.00 të së martës, kur një tren mallrash i nisur nga Selaniku për në Larisë u përplas me trenin e pasagjerëve Inter City 62, i nisur nga Athina për në Selanik me të paktën 350 persona në bord dhe 20 anëtarë stafi. Sipas të dhënave, mbi 38 persona kanë ndërruar jete dhe 66 të tjerë janë plagosur.
Kompania hekurudhore 3 orë pas përplasjes së dy trenave, me një deklaratë për media prej vetëm 52 fjalësh, konfirmoi lajmin duke sqaruar se trenat po udhëtonin në të njëjën linjë dhe në kahe të kundërta. Sipas saj shkaku i tragjedisë është një gabim njerëzor.
Ndërkohë këto janë orë dramatike për pasagjerët e Inter City 62, të plagosurit dhe familjarët e viktimave, pasi autoritetet greke u shprehën se numri i viktimave mund të jetë dhe më i lartë pasi shumë prej tyre mund të jenë bllokuar në vagonë.
Ndërkohë në disa intervista për media të ndryshme greke, presidenti i shoqatës së makinistëve, u shpreh i qartë për ato që i cilësonte si arsyet e vetme të kësaj tragjedie. Sipas tij, sistemet elektronike nuk punojnë prej vitesh.
Por, gjithashtu ai iu referua dhe përgjegjësive që duhet të mbahen për sa i përket informimit të makinistëve. Sidomos duke theksuar cështjen e kontrollit qendror elektronik, duke thënë se asgjë nuk funksionon dhe se cdo gjë kryhet manualisht. Ai shtoi se as treguesit, dritat e trafikut dhe kontrolli i trafikut nuk funksionojnë. Nëse ato do të punonin makinistët do e kishin parë sinjalin e kuq dhe trenat do të kishin ndaluar 500 metra larg njëri – tjetrit, shpjegoi ai.
Megjithatë, problemet kryesore të rrjetit hekurudhor të vendit nuk janë të reja. Pavarësisht qindra milionë euro të shpenzuara gjatë 30 viteve të fundit, mungesa e sistemeve moderne të sinjalizimit dhe telekomandimit në të gjithë gjatësinë e aksit hekurudhor Athinë-Selanik vazhdon të bllokojë hekurudhën greke.
Vjetërsimi i 15 viteve të fundit, projektet "e përjetshme" të modernizimit që ende nuk kanë përfunduar, mungesa e burimeve që rezulton në mungesë të mirëmbajtjes së rëndë të rrjetit, krijojnë një koktej shpërthyes. Për sa kohë që problemet nuk zgjidhen, rrjeti hekurudhor degradohet, me rezultatet që reflektohen në vonesat ditore, trenat e ndalur, defektet, itineraret e humbur.
Informacioni jepet nga drejtuesi i stacionit te drejtuesi i stacionit tjetër me radio, duke çuar në vonesa dhe metoda konvencionale operimi, të cilat nuk mund të mposhtin faktorin njerëzor pavarësisht përvojës së madhe të makinistëve të trenave.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Banka qendrore e Turqisë ndalon “eksportin” e dollarëve - Të gjitha bankat tregtare në vend konsiderohen të paralajmëruara
Në një përpjekje të fundit për të mbrojtur lirën, banka qendrore e Turqisë paralajmëroi huadhënësit në vend që të mos dërgojnë dollarë në bankat partnere......

Visa dhe Mastercard “distancohen” nga Crypto - Frenohen planet për partneritete të reja me firmat e kriptove
Gjigantët amerikanë të pagesave Visa dhe Mastercard po frenojnë planet për të krijuar partneritete të reja me firmat e kriptove pasi një varg kolapsesh të......

Takimi i BB, Sejko: Sistemi bankar likuid e mirëkapitalizuar - Kredia u rrit me 14% vitin e shkuar, po vlerësohet potenciali i sektorit të agrobiznesit
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, ka marrë pjesë në një takim diskutimi mbi çështjet që prekin aksesin në financa në Shqipëri, të organizuar......

Manifaktura në Kinë rrëzon dollarin - Monedha e gjelbër publikon fitime prej rreth 3%, gjatë shkurtit
Dollari amerikan ka vijuar tendencën në rënie edhe në sesionin e sotëm, pasi aktiviteti i sektorit të manifakturës në Kinë u zgjerua me hapin më të shpejtë që......

Nafta, në rritje për të dytën ditë me radhë - Mbështetet nga rritja e aktivitetit të manifakturës në Kinë
Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e një dite më parë, për shkak të zgjerimit të shpejtë të aktivitetit të sektorit të......

Tregjet europiane, të qëndrueshme - Investitorët presin inflacionin në Gjermani dhe PBB në Itali
Tregjet europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po e cilësojnë më tepër si një sesion të qetë në pritje të të......

“Rezerva” për ligjin e ri të energjisë - Mena: Mbështetja për investitorët, të garantojë çmime më të ulta për konsumatorin fundor
Skemat e mbështetjes për investiotorët, që parashikohen në projektligjin “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burime të rinovuedshme” duhet të garantojnë......

Ndërtimi, në proces “lulëzimi” - Gjatë vitit 2022 u dhanë 113 miliardë lekë leje
Sektori i ndërtimit përjetoi një “bum” gjatë vitit të kaluar. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se lejet e dhëna për ndërtim kanë arritur vlerën e 113......