Bota Postuar më 1 Mars 2023, 10:25

Nafta, në rritje për të dytën ditë me radhë - Mbështetet nga rritja e aktivitetit të manifakturës në Kinë

Nga SCAN TV
Nafta, në rritje për të dytën ditë me radhë -

Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e një dite më parë, për shkak të zgjerimit të shpejtë të aktivitetit të sektorit të manifakturës në Kinë, që është importuesja më e madhe e naftës në botë. Nafta Brent e Londrës është ngjitur pranë 84 dollarëve për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 78 dollarë për fuçi.

Çmimet e naftës vijojnë të mbështeten nga pritshmëritë se kërkesa në Kinë do të rimëkëmbet ndjeshëm gjatë këtij viti. Të dhënat e publikuara treguan se aktiviteti i fabrikave u rrit për herë të parë në 7 muajt e fundit, gjatë shkurtit, ndërsa sektori i manifakturës u rrit me hapin më të shpejtë që nga viti 2012. Kërkesa e lartë në Kinë ka zbehur edhe shenjave për rritjen e rezervave të naftës në SHBA, që është konsumatori dhe prodhuesi më i madh në botë.

Rezervat e naftës në ekonominë më të madhe në botë u rritën me 6.2 milionë fuçi, gjatë javës që u mbyll më 24 shkurt, referuar të dhënave të publikuara nga Instituti Amerikan i Naftës. Gjithsesi, investitorët po presin të dhënat zyrtare që publikohen në vonë gjatë ditës së sotme nga Administrata për Informimin mbi Energjinë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat