Shqipëria Postuar më 28 Shkurt 2023, 13:57

“Rezerva” për ligjin e ri të energjisë - Mena: Mbështetja për investitorët, të garantojë çmime më të ulta për konsumatorin fundor

Nga SCAN TV
“Rezerva” për ligjin e ri të energjisë - Mena:

Skemat e mbështetjes për investiotorët, që parashikohen në projektligjin “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burime të rinovuedshme” duhet të garantojnë një çmim më të ulët energjie për konsumatorët fundorë”.

Gjatë një seance dëgjimore me grupet e interesit, në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, Dëshira Mena nga Urdhri i Inxhinierëve Shqiptarë tha se drafti i paraqitur nga qeveria nuk e garanton këtë.

Sipas kreut të komisionit, çmimi i energjisë eletkrike për konsumatorët fundorë nuk është objekt i këtij projektligji, por sipas Menës politikat që parashikohen në të përbëjnë fillesën për garantimin e një çmimi më të ulët.

Kjo është seanca e dytë dëgjimore që zhvillohet me grupet e interesit për këtë projektligj.

Ola Mitre/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat