Shqipëria Postuar më 28 Shkurt 2023, 13:56

Ndërtimi, në proces “lulëzimi” - Gjatë vitit 2022 u dhanë 113 miliardë lekë leje

Nga SCAN TV
Ndërtimi, në proces “lulëzimi” - Gjatë vitit

Sektori i ndërtimit përjetoi një “bum” gjatë vitit të kaluar. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se lejet e dhëna për ndërtim kanë arritur vlerën e 113 miliard lekëve në total. Nga të njëjtat të dhëna, raportohet se ndërtimi ka lulëzuar gjatë 2022, por e përkthyer në shifra në vitin që lamë pas janë miratuar 1.420 leje ndërtimi për ndërtesa të reja. E si për rrjedhim, lejet e ndërtimit shënuan një rritje prej 1.7% ose 13.2 miliard lekë më shumë.

Ndërsa sipërfaqja totale e lejeve të dhëna të miratuara për ndërtesa të reja është rreth 2.7 milionë metra katrorë .

Duke përpunuar të dhënat nga INSTAT, Durrësi mbetet qarku me më shumë leje ndërtimi me 445 leje të dhëna, kjo për shkak të programit të rindërtimit si pasojë e tërmetit të nëntorit të 2019, duke vijuar me kryeqytetin me 382 leje, Korça 112 etj. Ndërkohë, nga ana tjetër vërehet se gjatë gjysmës së dytë të vitit, Kuksi është I vetmi qark ku nuk është dhënë asnjë leje ndërtimit.

Fundi i vitit 2022 solli përmirësim të besimit në ndërtim. Sipas Bankës së Shqipërisë në dhjetor Treguesi i Besimit në Ndërtim u rrit me 5.5 përqindje.

Diamila Leka / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat