Rajoni Postuar më 28 Shkurt 2023, 11:21

Turizmi grek premton për mirë! - Rezervimet paraprake tregojnë se 2023 do të jetë më i mirë se 2022

Nga SCAN TV
Turizmi grek premton për mirë! - Rezervimet paraprake tregojnë se

Ky vit ka hyrë me këmbën e djathtë për turizmin grek, pasi mesazhet nga prenotimet paraprake nga tregjet kryesore të turizmit hyrës në vend, krijojnë pritshmëri pozitive për kompanitë ajrore dhe hoteleritë për sezonin veror të 2023-ës.

Më 11 mars, sezoni hapet për Egjeun e Jugut dhe lidhja direkte midis Athinës dhe SHBA-së përmes Delta Airlines. Kreta mbetet dhe këtë vit ndër destinacionet kryesore në botë

Nuk është rastësi që stafi financiar i qeverisë vendos objektiva të larta në sektor, ku zëvendësministri i Financave Theodoros Skylakakisto vlerëson se turizmi grek do të ecë më mirë këtë vit krahasuar me vitin e kaluar dhe se pikërisht ky parametër, i kombinuar me momentin pozitiv të investimeve në vend, por dhe me normalizimin gradual të çmimeve të energjisë, janë në këtë fazë, tre faktorët që mbrojnë një ecuri më të mirë se sa pritej të ekonomisë.

Në lidhje konkretisht me kursin e turizmit grek, tregu britanik, i cili gjithsesi përfundoi i pari në verën e vitit 2022 në arkëtime dhe flukse - edhe pse vetëm shumë pranë gjermanëve ne vend të dytë - duket se është përpara tani dhe madje bën dhe diferencën këtë vit.

Gjermanët janë të shqetësuar për financat e tyre në vitin 2023, por tabloja e përgjithshme e pushimeve të tyre parashikohet të jetë e ngjashme me atë para pandemisë së covid, me vlerësime që flasin për një total prej rreth 65 milionë udhëtimesh, brenda dhe jashtë kufijve. Franca po ecën shpejt gjithashtu, gjë që e ka treguar në praktikë vitet e fundit, në mes të pandemisë, preferencën e saj për destinacionet greke.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat