Turqia, e hapur për turistët pavarësisht tërmeteve - 34 miliardë dollarë dëme materiale sipas Bankës Botërore

Turqia është një nga vendet më të vizituara në botë: tërheq turistë nga i gjithë planeti falë zonave të saj historike dhe kulturore. Vendi po kalon një moment shumë të vështirë për shkak të tërmeteve shkatërruese që goditën juglindjen, por po përpiqet të bëjë të pamundurën që turizmi të mos bllokohet.
Sektori i turizmit ka një impakt shumë të rëndësishëm në ekonominë e vendit. Një impakt që rritet vit pas viti. Sipas të dhënave të fundit të qeverisë turke, në vitin 2022 Turqia priti më shumë se 51 milion turistë, 71% më shumë në krahasim me vitin 2021. Kjo reflektohet dhe në shumën e parave të hyra në vend: 46 miliardë dollarë, 35% më shumë në krahasim me 2021-shin. Një rekord i ri që lë prapa atë prej 38.9 miliardë dollarë të vitit 2019.
Dhe pse turizmi nuk është i vetmi sektor që mbështet ekonominë turke, ka sigurisht një rol të rëndësishëm. Pas tërmetit, turistët kanë filluar të pyesin nëse është ende e sigurtë të udhëtosh në Turqi. Vendi ka një shtrirje prej pothuajse 800 mijë 800.000 km² dhe destinacionet kryesore turistike ndodhen jashtë zonave të goditura nga tërmetet.
Stambolli, që ndohet 1 mijë kilometra larg me automjet nga epiqendra, nuk ka ndaluar për asnjë moment. Vetëm vitin e kaluar qyteti në ngushticën e Bosforit priti rreth 16 milion turistë të huaj. Pjesa më e madhe e atyre që kishin prenotuar një udhëtim para tërmeteve, vendosë të mos anulonin.
Të udhëtosh në Turqi, duke qëndruar larg zonave të prekura nga tërmetet është dicka e sigurtë. Kompanitë kryesore ajrore dhe aeroportet ndërkombëtare funksionojnë normalisht. Deri tani nuk ka pasur anulim edhe turistët vijojnë të shkojnë, duke bërë që të mos ketë as rënie në numër të prenotimeve. Sipas ekspertëve të sektorit cdo ditë qindra klientë regjistrohen për të vizituar vendin, dhe për ‘ta është shumë e rëndësishme që njerëzit të vazhdojnë të udhëtojnë në Turqi.
Sipas të dhënave të fundit të Bankës Botërore dëmet materiale në Turqi si pasojë e tërmeteve llogariten deri në 34 miliardë dollarë.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

BQE po fiton luftën kundër inflacionit - Por, çmimet vazhdojnë të bien me ritme të ngadalta
Kryeekonomisti i Bankës Qendrore Europiane, Philip Lane, deklaroi se presionet e inflacionit në eurozonë kanë filluar të lehtësohen, duke përfshirë çmimet......

Bitcoin lëviz drejt ëndrrës së pagesave të Satoshi Nakamoto!
Satoshi Nakamoto do të ishte krenar. Bitcoin ‘adoleshent’ më në fund mund të jetë duke shlyer besimin e krijuesit të tij. Kriptomonedha 15-vjeçare ka......

Rubla ruse bie përsëri kundrejt dollarit ndërsa periudha tatimore arrin kulmin!
Rubla ruse u dobësua të martën, duke hequr dorë nga disa nga fitimet e mprehta të bëra në seancën e mëparshme pasi eksportuesit konvertuan valutën e huaj për......

Wizz Air ndalon fluturimet mbi hapësirën ajrore të kryeqytetit moldav për efekt sigurie!
Wizz Air thotë se do të pezullojë të gjitha fluturimet në kryeqytetin moldav Kishinau nga 14 marsi për shkak të shqetësimeve për sigurinë e hapësirës së saj......

Si themeluesja me katër milionë klientë të rremë mashtroi JPMorgan për marrëveshjen 175 milionë dollarëshe
Sot jemi këtu për të parë themeluesin e kompanisë që mashtroi JPMorgan, një nga institucionet financiare më të njohura në botë, për 175 milionë dollarë. Si......

260 milionë euro për anije hibride që nuk mund të tarifohen në portet kryesore!
P&O Ferries (një kompani britanike transporti që operon tragete nga Mbretëria e Bashkuar në Irlandë dhe në Europën Kontinentale) ka shpenzuar më shumë se 260......

Rënie e përgjithshme e valutave kryesore!
Dollari amerikan blihet sot me 108 lekë dhe shitet me 108.9 lekë duke regjistruar rënie të ndjeshme të kuotës ën raport me dje. Paundi britanik është blerë......

Nafta, e qëndrueshme pranë 83 USD - Normat e larta të interesit mund të dëmtojnë kërkesën
Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, pas humbjeve të realizuara një ditë më parë, sepse rritja e fortë e sektorit të manifakturës në SHBA......