Wizz Air ndalon fluturimet mbi hapësirën ajrore të kryeqytetit moldav për efekt sigurie!

Wizz Air thotë se do të pezullojë të gjitha fluturimet në kryeqytetin moldav Kishinau nga 14 marsi për shkak të shqetësimeve për sigurinë e hapësirës së saj ajrore. Një raketë ruse u hodh mbi hapësirën ajrore të Moldavisë në fillim të këtij muaji.
Autoriteti i aviacionit civil të Moldavisë e quajti vendimin e linjës ajrore të papritur dhe për të ardhur keq. Moldavia është një nga ekonomitë më të varfra të Europës dhe ka qenë shumë e ekspozuar ndaj luftës në Ukrainë.
Linja ajrore tha: "Siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit mbetet prioriteti numër një i Wizz Air dhe pas zhvillimeve të fundit në Moldavi dhe rrezikut të rritur, por jo të afërt, në hapësirën ajrore të vendit, Wizz Air ka marrë vendimin e vështirë por të përgjegjshëm për të pezulluar të gjitha fluturime për në Kishinau nga 14 marsi."
Autoriteti i aviacionit civil të Moldavisë tha se linja ajrore kishte kërkuar miratimin për orarin e saj veror të fluturimeve më 14 shkurt dhe agjencia "përcaktoi që fluturimet në hapësirën ajrore kombëtare mund të kryhen të sigurta duke ndjekur një sërë procedurash".
Autoriteti tha se do të ndërmarrë "të gjitha veprimet e nevojshme" për të kthyer Wizz Air në aeroportin e Kishinauit sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të tërhequr linja të tjera ajrore me kosto të ulët.
Wizz Air tha se do të ketë më shumë fluturime nga e gjithë Europa në qytetin lindor rumun të Lasi, pranë kufirit moldav, si zëvendësim për shërbimin e Kishinevit. Tensionet kanë qenë në rritje mes Moskës dhe qeverisë moldave. Moldavia, e lidhur mes Rumanisë dhe Ukrainës, u bë një kandidat për anëtarësim në BE verën e kaluar.
Vendi me 2.6 milionë banorë ka luftuar me fluksin e refugjatëve nga Ukraina dhe tensionet me Transnistrinë, një rajon separatist pro-Moskës ku janë stacionuar rreth 1500 ushtarë rusë. Në fillim të këtij muaji, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se shërbimi i inteligjencës së Kievit kishte zbuluar një plan rus për të shkatërruar Moldavinë.
Dhe presidentja moldave Maia Sandu ka akuzuar Rusinë për komplot për të rrëzuar udhëheqjen e Moldavisë me ndihmën e diversantëve të huaj nga Rusia, Serbia, Bjellorusia dhe Mali i Zi. Ajo tha se qëllimi i tyre do të ishte të sulmonin ndërtesat qeveritare, të kapnin pengje dhe më pas të ndiznin protesta për të zëvendësuar qeverinë me një "në shërbim të Rusisë".
Ndërkohë, ministria ruse e mbrojtjes ka pretenduar, pa asnjë provë, se diversantët ukrainas të veshur si trupa ruse do të sulmonin nga Transnistria, për të ofruar një pretekst për një pushtim ukrainas.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Si themeluesja me katër milionë klientë të rremë mashtroi JPMorgan për marrëveshjen 175 milionë dollarëshe
Sot jemi këtu për të parë themeluesin e kompanisë që mashtroi JPMorgan, një nga institucionet financiare më të njohura në botë, për 175 milionë dollarë. Si......

260 milionë euro për anije hibride që nuk mund të tarifohen në portet kryesore!
P&O Ferries (një kompani britanike transporti që operon tragete nga Mbretëria e Bashkuar në Irlandë dhe në Europën Kontinentale) ka shpenzuar më shumë se 260......

Rënie e përgjithshme e valutave kryesore!
Dollari amerikan blihet sot me 108 lekë dhe shitet me 108.9 lekë duke regjistruar rënie të ndjeshme të kuotës ën raport me dje. Paundi britanik është blerë......

Nafta, e qëndrueshme pranë 83 USD - Normat e larta të interesit mund të dëmtojnë kërkesën
Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, pas humbjeve të realizuara një ditë më parë, sepse rritja e fortë e sektorit të manifakturës në SHBA......

Paundi dhe euro fitojnë terren - Mbështeten nga marrëveshja tregtare mes Britanisë dhe BE
Tregu i monedhave po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, por një ditë më parë euro u ngjit drejt 1.06 dollarëve, duke u tërhequr nga niveli më i ulët në......

Tregjet europiane i rikthehen humbjeve - Në fokus, marrëveshja tregtare Britani-BE dhe ngadalësimi i ekonomisë
Tregjet europiane janë hapur në rënie në sesionin e sotëm, duke kthyer një pjesë të fitimeve të realizuara një ditë më parë. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e......

Ura mbi lumin Buna kushton 20 milionë euro - Shqipëria nënshkruan 11 marrëveshje me Malin e Zi
Në Podgoricë është mbajtur këtë të hënë mbledhja qeveritare midis Shqipërisë dhe Malit të Zin ë të cilën u nënshkrun gjithsej 11 marrëveshje. Ndërtimi i urës......

Mali i Zi në ekonominë shqiptare - 12.5 miliardë lekë shkëmbime gjatë vitit 2022, rriten me 19% krahasuar me vitin 2021
Nisur nga mbledhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Malit të Zi, ku do të nënshkruhen marrëveshje mes dy vendeve në fusha të ndryshme, “Scan......