Bota Postuar më 28 Shkurt 2023, 09:51

Nafta, e qëndrueshme pranë 83 USD - Normat e larta të interesit mund të dëmtojnë kërkesën

Nga SCAN TV
Nafta, e qëndrueshme pranë 83 USD - Normat e larta të interesit

Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, pas humbjeve të realizuara një ditë më parë, sepse rritja e fortë e sektorit të manifakturës në SHBA ka shtuar mundësitë që Rezerva Federale të rrisë normat e interesit dhe t’i mbajë ato të larta për një kohë më të gjatë. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 83 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 76 dollarë për fuçi.

Investitorët po presin të dhënat mbi rezervat e naftës, që publikohen më vonë gjatë ditës së sotme nga Instututi Amerikan i Naftës, ndërsa të mërkurën publikohen të dhënat zyrtare nnga Administrata për Informimin mbi Energjinë. Analistët e anketuar nga Reuters parashikojnë një rritje të rezervave me 400 mijë fuçi, gjatë javës që u mbyll më 24 shkurt.

Në fokus të tregjeve do të jetë edhe furnizimi i tregut europian, pasi Rusia ka njoftuar se gjatë muajit mars do të ulë eksportet drejt kontinentit me 25%, një shifër shumë më e lartë se njoftimi fillestar për të ulur eksportet me 500 mijë fuçi. Vendimi vjen në shenjë hakmarrje ndaj vendosjes së tavanit mbi çmimet e nënprodukteve të naftës ruse, nga Bashkimi Europian dhe nga vendet e G7-ës.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat