Europa Postuar më 28 Shkurt 2023, 09:49

Tregjet europiane i rikthehen humbjeve - Në fokus, marrëveshja tregtare Britani-BE dhe ngadalësimi i ekonomisë

Nga SCAN TV
Tregjet europiane i rikthehen humbjeve - Në fokus, marrëveshja

Tregjet europiane janë hapur në rënie në sesionin e sotëm, duke kthyer një pjesë të fitimeve të realizuara një ditë më parë. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rënie me 0.4%, ndërsa në sesionin e kaluar u rrit me mbi 1%.

Megjithatë, frika se bankat qendrore do të rrisin normat e interesit e ka rikthyer vëmendjen te ngadalësimi i ekonomisë globale. Investitorët po ndjekin me një interes të veçantë zhvillimet në Mbretërinë e Bashkuar, pas arritjes së marrëveshjes tregtare me Bashkimin Europian, që i ka dhënë fund edhe mosmarrëveshjes me Irlandën e Veriut. Marrëveshja duhet të kalojë edhe në parlament, por opozita ka shprehur votën pro dhe nuk priten surpriza.

Ndërkohë, shumica e tregjeve në rajonin e Azi-Paqësorit patën një performancë pozitive, duke ndjekur tendencën në rritje të Wall Street. Referuar zhvillimeve të tjera, ekonomia e Finlandës u fut në recesion teknik në gjysmën e dytë të vitit 2022. Referuar të dhënave zyrtare, Prodhimi i Brendshëm Bruto u kontraktua me 0.6% në tremujorin e fundit të vitit të kaluar dhe me 0.3% për 6-mujorin.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat