EKSKLUZIVE/ Godinat mbi 50-vjeçare, “në dorë” të Institutit të Ndërtimit - Pr.vendimi i qeverisë: Auditim teknik, nëse s’janë të sigurta, prishen. Asnjë parashikim për truallin

Të gjithë objektet, që kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar do të duhet t’i nënshtrohen auditimit teknik, që do të konsistojë në kryerjen e ekspertizës së thelluar për të vlerësuar gjendjen teknike aktuale dhe kapacitetin mbajtës të objekteve. Ndërkohë që, në rast se vlerësohet se objekti nuk përmbush kushtet teknike, i hapet rruga riparimit ose prishjes”.
Gjithçka përcaktohet në një projekt-vendim qeverie, i hartuar nga strukturat e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, që është siguruar nga TV SCAN. Sipas dokumentit, projektvendimi bazohen në ligjin “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, por gjithsesi në asnjë nen të këtij ligji nuk parashikohet një proces i tillë.
Sipas projektvendimit të qeverisë subjektet që do të bëjnë auditimin teknik të objekteve do përzgjidhen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe jo nga vetë pronarët e objekteve. Ndërkohë që, auditimi teknik do i vihet në dispozicion Institutit të Ndërtimit për kryerjen e oponencës.
“Instituti i Ndërtimit me kryerjen e oponencës jep mendimin e tij, i cili mbizotëron mbi aktauditimin teknik dhe zbatohet nga njësitë e vetëqeverisjes vendore ose autoritetet përgjegjëse”, - thuhet ndër të tjera në dokument. Pas kryesrjs së oponencës dhe analizimit ekonomiko-financiar mbi mundësinë më optimale për të riparuar apo prodhur dhe rindërtuar objektin, Instituti i Ndërtimit informon ministrinë që ka në përgjegjësinë e saj fushën e ndërtimit apo bashkinë nën juridiksionin e të cilit ndodhet territori ku ngrihet objekti, mbi konkluzionin e arritur”, - vijohet më tej.
Po ashtu, vendimi specifikon se vendimi për prishje të objektit mund të merret në rast se vlera për riparim është e barazvlefshme ose më e madhe se vlera për ndërtimin e tij. “Për kryerjen e prishjes, riparimit ose ndërtimit të objekteve, nga nisja e këtyre proceseve, deri në procesin përfundimtar të certifikimit të punimeve, institucionet përgjegjëse zbatojnë procedurën dhe rregullat sipas legjislacionit në fuqi”, - shtohet në dokument, që gjithsesi nuk specifikon se çfarë do të ndodhë me truallin e godinës dhe pronarët e tyre. Një proces i ngjashëm u ndoq edhe me godinat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorin, teksa shumë prej pronarëve kanë akuzuar qeverinë për grabitjen e pronës.
Ola Mitre /SCAN
Sondazh

Gjykata e Lartë uli stokun, por kanë mbërritur 3 mijë të reja - Dosjet e prapambetura ranë nën 30 mijë pas vitesh, por nuk llogariten rekurset nën 2 vite
Gjykata e Lartë për herë të parë prej vitesh ka ulur stokun e dosjeve të prapambetura në kuotën 30 mijë, por gjithësesi lajmi nuk është aq i mirë sa cc’duket,......

Qindra fluturime të anuluara në aeroportet gjermane – Cilat janë fluturimet e prekura?!
Pothuajse të gjitha fluturimet në aeroportin Këln-Bon të Gjermanisë dhe shumica në Duseldorf aty pranë janë anuluar ose devijuar sot (27 shkurt) për shkak të......

Xi dhe Putin kanë shpallur një luftë të re të ftohtë!
Rendi ynë global është në telashe të thella. Tani është më proteksioniste dhe më e ndarë se në çdo kohë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Vetëkënaqësia jonë e......

Fondi Sovran i Turqisë alokon 1 miliard dollarë për të rritur peshën e tregut të aksioneve!
Fondi sovran i pasurisë së Turqisë planifikon të kanalizojë para në bursën kryesore të vendit nëpërmjet fondeve të tregtuara në këmbim, në një përpjekje të......

Telefonat Android me mesazhet satelitore - Qualcomm rrit aftësitë e komunikimit me mbështetjen tek satelitët
Qualcomm bëri të ditur se po punonte me një grup kompanish të telefonave celularë Android për të rritur në pajisjet e tyre, aftësitë e mesazheve të bazuara në......

Konsumi i plastikës dyfishohet brenda vitit 2050 - Prodhimi vjetor në vendet e G20, deri në 451 milionë ton
Përdorimi i plastikës në vendet e G20-ës pritet të dyfishohet nga mesi i shekullit, nëse nuk hartohet një traktat global gjithëpërfshirës dhe ligjërisht i......

Dollari i qëndrueshëm ul çmimin e naftës - Reduktimet e furnizimeve ruse “tkurrin” tregun
Çmimet e naftës shënuan rënie, pasi një dollar më i fortë dhe frika e recesionit rrezikojnë të kompensojnë fitimet që vijnë nga planet e Rusisë për të thelluar......

“Ekonomia britanike, më e dobët se ajo e Polonisë” - Opozita paralajmëron për rënien e vendit në gjendje të mjerueshme
Partia opozitare Laburiste në Britani paralajmëroi se ekonomia e vendit mund të bjerë prapa asaj të Polonisë deri në fund të dekadës dhe përfundimisht pas asaj......