Dollari i qëndrueshëm ul çmimin e naftës - Reduktimet e furnizimeve ruse “tkurrin” tregun

Çmimet e naftës shënuan rënie, pasi një dollar më i fortë dhe frika e recesionit rrezikojnë të kompensojnë fitimet që vijnë nga planet e Rusisë për të thelluar reduktimet e furnizimit me naftë.
Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar të Teksasit Perëndimor u tregtuan me 75.98 dollarë për fuçi, 34 cent më pak, ndërsa kontratat e së ardhmes Brent u ulën me 48 cent, në 82.68 dollarë për fuçi.
Dollari qëndroi pranë një piku prej shtatë javësh të hënën, pasi një mori të dhënash të forta ekonomike të SHBA-së përforcuan pikëpamjen se Rezervës Federale do t'i duhet të rrisë më tej dhe për një kohë më të gjatë normat e interesit. Një dollar i fortë i bën mallrat me çmim në monedhën amerikane më të shtrenjta për përdoruesit e monedhave të tjera.
Frika e një politike të ashpër të FED u kthye në plan të parë të premten pasi indeksi i çmimeve të shpenzimeve të konsumit personal - PCE, u rrit me 0.6% muajin e kaluar pasi fitoi 0.2% në dhjetor.
Duke shtuar presionin në rënie, inventarët e naftës së papërpunuar në SHBA u rritën në nivelin më të lartë që nga maji 2021 javën e kaluar, sipas të dhënave nga Administrata e Informacionit të Energjisë.
Nga ana e ofertës, Rusia planifikon të ulë eksportet e naftës nga portet e saj perëndimore deri në 25% në mars kundrejt shkurtit, duke tejkaluar reduktimet e prodhimit të njoftuara më parë prej 5%.
Çmimet e naftës kanë rënë me rreth 1/6 në vit që nga 24 shkurt 2022, kur trupat ruse marshuan për herë të parë në Ukrainë.
Dy javë pas pushtimit, çmimet u rritën në një nivel rekord, prej afro 128 dollarë për fuçi për shkak të shqetësimeve për furnizimin, por që atëherë janë ftohur nga frika e një ngadalësimi ekonomik global.
Rusia ndaloi furnizimet me naftë në Poloni përmes tubacionit Druzhba, një ditë pasi Polonia dorëzoi tanket e saj të parë ‘Leopard’ në Ukrainë. Investitorët po përgatiten për anketat e prodhimit të Kinës këtë javë, për të caktuar një drejtim të qartë mbi kërkesën për naftë. Kina zhvillon mbledhjen e saj vjetore parlamentare këtë fundjavë për të vendosur objektiva dhe politika të reja ekonomike.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

“Ekonomia britanike, më e dobët se ajo e Polonisë” - Opozita paralajmëron për rënien e vendit në gjendje të mjerueshme
Partia opozitare Laburiste në Britani paralajmëroi se ekonomia e vendit mund të bjerë prapa asaj të Polonisë deri në fund të dekadës dhe përfundimisht pas asaj......

“Çudia” e bonuseve në Mbretërinë e Bashkuar - 140 paund më pak se kostoja minimale e jetesës
Organizatat bamirëse kryesore për varfërinë në Mbretërinë e Bashkuar, kanë bërë thirrje për një ndryshim në ligj për të rregulluar sistemin e "dështuar" të......

Gjigandi kinez i smartfonëve Xiaomi sfidon Samsung dhe Apple me pajisjen më të fundit prej 1000 dollarë!
Xiaomi lançoi smartfonin e tij kryesor global të dielën, ndërsa gjigandi kinez i elektronikës përpiqet të marrë një pjesë të tregut të niveleve të larta dhe të......

Commercial informality is "killing" the economy
Commercial informality is considered the worst "disease" for the Albanian economy. In an interview for SCAN TV, the Head of the Tirana Chamber of Commerce and......

Si kombi i vogël evropian i Zvicrës mundi inflacionin shumë të lartë?
Ndërsa shumë vende anembanë globit luftojnë kokëfortësisht me inflacionin e lartë, rritja e çmimeve ka qenë shumë më pak dramatike në Zvicër, një komb i vogël......

Familjet në të gjithë Europën ‘në luftë’ për të paguar faturat dhe përballuar krizën e kostos së jetesës!
Filloi me energjinë, por kriza e kostos së jetesës tani është përhapur në të gjithë sektorët dhe po prek të gjithë Europën dhe më gjerë. Problemi ka shumë......

Businesses "sleep" with tax obligations. More than 22,000 new debtor entities are added
According to the data administered by the General Directorate of Taxes, during the year 2022, there will be over 109 thousand debtor businesses with passive......

Start-up me bazë në Rumani dëshiron të blejë bankën lituaneze – Kërkon të bëhet një ‘kompani normale’
Pas marrjes së një "angazhimi investimi" prej 75 milionë USD nga një fond kapitali sipërmarrës jetëshkurtër me bazë në Bahamas, GEM Digital Ltd., më 3 nëntor......