“Ekonomia britanike, më e dobët se ajo e Polonisë” - Opozita paralajmëron për rënien e vendit në gjendje të mjerueshme

Partia opozitare Laburiste në Britani paralajmëroi se ekonomia e vendit mund të bjerë prapa asaj të Polonisë deri në fund të dekadës dhe përfundimisht pas asaj të Hungarisë dhe Rumanisë, duke cituar një analizë të prodhimit ekonomik bazuar në trendin e rritjes që nga viti 2010.
Analiza do të formojë bazën e një apeli nga lideri laburist Keir Starmer për votuesit që të mbështesin partinë e tij në zgjedhjet e vitit 2024 në vend të konservatorëve të kryeministrit Rishi Sunak, të cilët janë në pushtet që nga viti 2010. Starmer u shpreh se të gjithë duhet të tregohen të sinqertë në lidhje me rrugën e rënies në të cilën konservatorët – sipas tij - kanë vendosur vendin. Ai theksoi se populli britanik po mbetet prapa ndërsa fqinjët europianë po bëhen më të pasur.
Laburistët kanë premtuar të sigurojnë që Britania të ketë ekonominë me rritjen më të shpejtë mes vendeve të G7 - ës në baza të qëndrueshme, nëse merr pushtetin.
Ekonomia e Britanisë shmangi për shumë pak një recesion sipas të dhënave të publikuara në fillim të këtij muaji, por përballet me një 2023 të vështirë pasi pasojat e inflacionit dyshifror godasin familjet. Laburistët cituan të dhënat më të fundit të disponueshme të Bankës Botërore që tregojnë Produktin e Brendshëm Bruto për frymë në Britani në 44.979 dollarë në 2021 dhe 34.915 dollarë në Poloni.
Laburistët shtuan se, bazuar në rritjen mesatare vjetore prej 0.5% midis 2010 – ës dhe 2021 - shit në Britani, kjo shifër do të binte prapa PBB-së për frymë të Polonisë deri në vitin 2030 nëse Polonia do të ruajë rritjen mesatare vjetore prej 3.6%.
Polonia, një ish-shtet komunist, ka përjetuar rritje të shpejtë ekonomike që nga anëtarësimi në Bashkimin Europian në vitin 2004, pjesërisht falë injektimit të fondeve zhvillimore në vlerë prej qindra miliarda eurosh nga blloku. Ashtu si Britania, ajo po përjeton inflacion të lartë dhe një ngadalësim të pritshëm. Laburistët nuk dhanë përgjigje për kërkesën se kush e kishte kryer analizën. Informacioni i dhënë gazetarëve përpara fjalimit nuk përcaktoi detaje të mëtejshme.
Duke përdorur të njëjtën analizë, partia opozitare tha se Britania në trajektoren e saj aktuale deri në vitin 2040 do të bjerë 12 mijë dollarë për person pas Rumanisë dhe 8 mijë dollarë për person pas Hungarisë, nëse ato të mbeten gjithashtu në të njëjtën trajektore.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

“Çudia” e bonuseve në Mbretërinë e Bashkuar - 140 paund më pak se kostoja minimale e jetesës
Organizatat bamirëse kryesore për varfërinë në Mbretërinë e Bashkuar, kanë bërë thirrje për një ndryshim në ligj për të rregulluar sistemin e "dështuar" të......

Gjigandi kinez i smartfonëve Xiaomi sfidon Samsung dhe Apple me pajisjen më të fundit prej 1000 dollarë!
Xiaomi lançoi smartfonin e tij kryesor global të dielën, ndërsa gjigandi kinez i elektronikës përpiqet të marrë një pjesë të tregut të niveleve të larta dhe të......

Commercial informality is "killing" the economy
Commercial informality is considered the worst "disease" for the Albanian economy. In an interview for SCAN TV, the Head of the Tirana Chamber of Commerce and......

Si kombi i vogël evropian i Zvicrës mundi inflacionin shumë të lartë?
Ndërsa shumë vende anembanë globit luftojnë kokëfortësisht me inflacionin e lartë, rritja e çmimeve ka qenë shumë më pak dramatike në Zvicër, një komb i vogël......

Familjet në të gjithë Europën ‘në luftë’ për të paguar faturat dhe përballuar krizën e kostos së jetesës!
Filloi me energjinë, por kriza e kostos së jetesës tani është përhapur në të gjithë sektorët dhe po prek të gjithë Europën dhe më gjerë. Problemi ka shumë......

Businesses "sleep" with tax obligations. More than 22,000 new debtor entities are added
According to the data administered by the General Directorate of Taxes, during the year 2022, there will be over 109 thousand debtor businesses with passive......

Start-up me bazë në Rumani dëshiron të blejë bankën lituaneze – Kërkon të bëhet një ‘kompani normale’
Pas marrjes së një "angazhimi investimi" prej 75 milionë USD nga një fond kapitali sipërmarrës jetëshkurtër me bazë në Bahamas, GEM Digital Ltd., më 3 nëntor......

Without a degree, what are the jobs albanian market is looking for? - Business in crisis for manpower, from farmers to trades
The lack of manpower has become a very big problem for businesses throughout the country, bringing about a reversal of the situation. Previously, the market......