Europa Postuar më 27 Shkurt 2023, 11:32

“Çudia” e bonuseve në Mbretërinë e Bashkuar - 140 paund më pak se kostoja minimale e jetesës

Nga SCAN TV
“Çudia” e bonuseve në Mbretërinë e Bashkuar -

Organizatat bamirëse kryesore për varfërinë në Mbretërinë e Bashkuar, kanë bërë thirrje për një ndryshim në ligj për të rregulluar sistemin e "dështuar" të mirëqenies pasi hulumtimi zbuloi se përfitimet bazë që u jepen familjeve me të ardhura të ulëta janë të paktën 140 paund më pak në muaj, nën koston reale të ushqimit, energjisë dhe shpenzimet e përditshme.

Fondacioni Joseph Rowntree dhe rrjeti i bankave ushqimore ‘Trussell Trust’ thanë se përfitimet e pamjaftueshme konsiderohen nxitësi kryesor i shpërthimit të varfërisë dhe përdorimit të bankave të ushqimit muajt e fundit. Ata i kërkuan qeverisë që të vendosë zyrtarisht normat universale të kredisë në përputhje me minimumin e shpenzimeve të jetesës.

Sipas fondacionit, "i ashtuquajturi" rrjeti i sigurisë së mirëqenies po ‘lundronte’ plotësisht i lirë nga realiteti ekonomik i jetës së njerëzve. Miliona familje me të ardhura të ulëta që kanë mbetur pa gjëra thelbësore si ushqimi dhe ngrohja, në një kohë që përdorimi i bankës ushqimore shënon nivele rekord, bëjnë të qartë se sistemi po dështon.

Dy organizatat bamirëse kanë llogaritur koston javore të një ekzistence bazë duke e vendosur në 120 paund për një të rritur beqar dhe 200 paund për një çift, bazuar në një shportë mallrash dhe shërbimesh duke përfshirë ushqimin, energjinë, transportin, telefonin celular dhe përdorimin e internetit. Por dhe për shpenzime më të vogla si pasta e dhëmbëve dhe solucionet larëse.

Për krahasim, edhe pas rritjes së përfitimeve prej 10.1% të prillit, shuma universale e standardit të kredisë – pjesa e pagesës mujore të përfitimit që synon të mbulojë kostot bazë të jetesës – do të jetë 85 paund në javë për një të rritur beqar mbi 25 vjeç - 35 paund më pak se vlerësimet e bonuseve dhe 134 paund në javë për një çift, duke krijuar një hendek prej 66 paund.

Organizatat bamirëse janë alarmuar gjithnjë e më shumë nga shkalla dhe thellësia e paprecedentë e varfërisë e dëshmuar në bankat e ushqimit, strehta sociale të ngrohta dhe agjencitë e këshillimit këtë dimër. Miliona familje me të ardhura të ulëta e kanë të pamundur të përballojnë edhe gjërat thelbësore pasi kostoja e energjisë dhe ushqimit është rritur.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat