Bota Postuar më 27 Shkurt 2023, 11:41

Konsumi i plastikës dyfishohet brenda vitit 2050 - Prodhimi vjetor në vendet e G20, deri në 451 milionë ton

Nga SCAN TV
Konsumi i plastikës dyfishohet brenda vitit 2050 - Prodhimi vjetor në

Përdorimi i plastikës në vendet e G20-ës pritet të dyfishohet nga mesi i shekullit, nëse nuk hartohet një traktat global gjithëpërfshirës dhe ligjërisht i detyrueshëm për të frenuar konsumin. Sipas një studimi të publikuar së fundmi, programet ekzistuese për të nxitur riciklimin ose për të ulur konsumin e plastikës një përdorimshe vetëm sa e hapën këtë temë. Për këtë arsye kërkohet një plan global më gjithëpërfshirës, ​​sipas “Back to Blue”, një grup kërkimor i drejtuar nga think-tank ‘Economist Impact’ dhe ‘Fondacioni Nippon’ - organizatë private filantropike.

Kombet e Bashkuara nisën negociatat për arritjen e një marrëveshjeje për të trajtuar ndotjen plastike në Uruguaj në nëntor, me qëllimin e hartimit të një traktati ligjërisht të detyrueshëm deri në fund të vitit të ardhshëm. Rreth 175 vende janë regjistruar në bisedime.

Megjithatë, nëse negociatat dështojnë, prodhimi vjetor i plastikës në vendet e G20 – ës mund të rritet në 451 milionë tonë deri në vitin 2050, sipas ritmeve aktuale të rritjes, sipas “Back to Blue” - gati tre të katërtat nga viti 2019.

Gurpi kërkimor theksoi se nuk duhet të ketë iluzione, pasi negociatat për traktatin do të jenë të vështira dhe të pabesa. Shanset e dështimit - jo vetëm që të mos shfaqet asnjë traktat, por dhe një traktat shumë i dobët për të ndryshuar ‘valën plastike’ - janë të konsiderueshme.

Në këtë mënyrë u bë një apel pëlr një ndalim më agresiv të konsumit të plastikës një përdorimshe, së bashku me taksa më të larta për prodhimin dhe skema të detyrueshme për t'i bërë firmat përgjegjëse për të gjithë jetëgjatësinë e produkteve të tyre, duke përfshirë riciklimin dhe asgjësimin. Masat e kombinuara mund të kufizojnë konsumin vjetor në 325 milionë ton deri në vitin 2050, por kjo do të vazhdojë të rritet me një të katërtën në krahasim me vitin 2019 me ekuivalentin e 238 milion kamionëve të mbushur me mbeturina.

Në mesin e vendeve të G20-ës që ende nuk kanë vendosur ndalime kombëtare për produktet plastike një përdorimshe janë Brazili, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Indonezia dhe Turqia.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat