Gjykata e Lartë uli stokun, por kanë mbërritur 3 mijë të reja - Dosjet e prapambetura ranë nën 30 mijë pas vitesh, por nuk llogariten rekurset nën 2 vite

Gjykata e Lartë për herë të parë prej vitesh ka ulur stokun e dosjeve të prapambetura në kuotën 30 mijë, por gjithësesi lajmi nuk është aq i mirë sa cc’duket, veccanërisht për ata që presin vendimmarrje civile apo administrative prej saj. Kjo pasi, vetëm gjatë dy viteve të fundit, në Gjykatën e Lartë janë depozituar rreth 3 mijë rekurse të reja, pjesa dërrmuese e të cilave nuk klasifikohen ende si dosje në vonesë. Më specifikisht, në vitin 2022 në Gjykatën e Lartë janë regjistruar 2096 ccështje të reja, ndërkohë që në 2021 numri i ccështjeve të reja ishte 934.
Për efekt të përllogaritjes së çështjeve të prapambetura, vlerësohet se përbëjnë çështje të prapambetura deri në dhjetor 2022, 28,940 çështje, pra ato çështje që deri më 31 dhjetor 2022, janë më të vjetra se 24 muaj, për çështjet civile dhe administrative dhe më të vjetra se 12 muaj për çështjet penale.
Çështjet administrative të regjistruara në vitin 2022 zënë një volum prej 18% të ngarkesës së gjykatës, çështjet civile zënë një volum prej 45% ndërsa ato të natyrës penale, zënë një volum prej 37%.
Që do të thotë se aktualisht një numër i vogël i këtyre ccështjeve llogariten në stokun total prej mbi 29 mijë dosjesh, dhe se ato do t’i shtohen numrit në vijim. Lajmi tjetër i keq është se pjesa dërrmuese e tyre janë administrative dhe civile, të cilat vijnë të fundit sa i përket prioritetit të shqyrtimit nga ana e anëtarëve të Gjykatës së Lartë.
Backlogu i çështjeve, të cilat presin të shqyrtohen sipas afatit kohor të përcaktuar në legjislacionin procedural rezultoi 29,798 dosje në total në fund të vitit të shkuar.
Deri më datë 30 Qershor 2022 backlog-u, ose stoku i dosjeve të prapambetura ishte, 34,507 çështje dhe rënia nën kuotën e 30 mijë dosjeve është e para ulje thelbësore e tij gjatë viteve të fundit. Rreth 5 mijë dosje janë shkarkuar që prej janarit të këtij viti, 3,500 prej të cilave janë administrative dhe civile, ndërsa pjesa tjetër penale.
Ulja domethënëse vjen jo vetëm pas plotësimit të Gjykatës së Lartë me Magjistratë, por edhe fale krijimit të një strukture të posaçme të përbërë nga 12 Nëpunës për Uljen e Çështjeve, e cila në fillim të këtij viti ka kryer një proces inventarizimi të hollësishëm të rreth 23,000 çështjeve të prapambetura.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Qindra fluturime të anuluara në aeroportet gjermane – Cilat janë fluturimet e prekura?!
Pothuajse të gjitha fluturimet në aeroportin Këln-Bon të Gjermanisë dhe shumica në Duseldorf aty pranë janë anuluar ose devijuar sot (27 shkurt) për shkak të......

Xi dhe Putin kanë shpallur një luftë të re të ftohtë!
Rendi ynë global është në telashe të thella. Tani është më proteksioniste dhe më e ndarë se në çdo kohë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Vetëkënaqësia jonë e......

Fondi Sovran i Turqisë alokon 1 miliard dollarë për të rritur peshën e tregut të aksioneve!
Fondi sovran i pasurisë së Turqisë planifikon të kanalizojë para në bursën kryesore të vendit nëpërmjet fondeve të tregtuara në këmbim, në një përpjekje të......

Telefonat Android me mesazhet satelitore - Qualcomm rrit aftësitë e komunikimit me mbështetjen tek satelitët
Qualcomm bëri të ditur se po punonte me një grup kompanish të telefonave celularë Android për të rritur në pajisjet e tyre, aftësitë e mesazheve të bazuara në......

Konsumi i plastikës dyfishohet brenda vitit 2050 - Prodhimi vjetor në vendet e G20, deri në 451 milionë ton
Përdorimi i plastikës në vendet e G20-ës pritet të dyfishohet nga mesi i shekullit, nëse nuk hartohet një traktat global gjithëpërfshirës dhe ligjërisht i......

Dollari i qëndrueshëm ul çmimin e naftës - Reduktimet e furnizimeve ruse “tkurrin” tregun
Çmimet e naftës shënuan rënie, pasi një dollar më i fortë dhe frika e recesionit rrezikojnë të kompensojnë fitimet që vijnë nga planet e Rusisë për të thelluar......

“Ekonomia britanike, më e dobët se ajo e Polonisë” - Opozita paralajmëron për rënien e vendit në gjendje të mjerueshme
Partia opozitare Laburiste në Britani paralajmëroi se ekonomia e vendit mund të bjerë prapa asaj të Polonisë deri në fund të dekadës dhe përfundimisht pas asaj......

“Çudia” e bonuseve në Mbretërinë e Bashkuar - 140 paund më pak se kostoja minimale e jetesës
Organizatat bamirëse kryesore për varfërinë në Mbretërinë e Bashkuar, kanë bërë thirrje për një ndryshim në ligj për të rregulluar sistemin e "dështuar" të......