Bota Postuar më 27 Shkurt 2023, 12:08

Xi dhe Putin kanë shpallur një luftë të re të ftohtë!

Nga SCAN TV
Xi dhe Putin kanë shpallur një luftë të re të

Rendi ynë global është në telashe të thella. Tani është më proteksioniste dhe më e ndarë se në çdo kohë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Vetëkënaqësia jonë e pas Luftës së Ftohtë ka parë që shtetet autokratike të shumohen vitet e fundit. Tani, Kina dhe Rusia janë haptazi pioniere të një vizioni konkurrues - një rend botëror post-perëndimor që ne nuk mund t’ia lejojmë vetes ta injorojmë.

Shumë komentatorë e humbën pa e vënë re, por vendimi i Presidentit Xi Jinping për të dërguar diplomatin më të lartë të Kinës në Rusi në javën e përvjetorit të pushtimit barbar të Ukrainës nga Vladimir Putin shënoi një pikë kthese; një vijë në rërë (një limit që nuk duhet kaluar).

Kur një nga pesë anëtarët e përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së pushton ilegalisht një shtet tjetër, një anëtar tjetër i përhershëm refuzon ta dënojë atë pushtim dhe tre të tjerët nuk ofrojnë asnjë strategji kolektive për të kontrolluar këtë shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar, atëherë njerëzimi ka hyrë në një errësirë, në një kapitull i paparashikueshëm.

Sjellja luftarake e Rusisë nuk është e izoluar. Putin dhe Xi kanë ndjekur një objektiv të përbashkët për të parë Perëndimin, veçanërisht Amerikën, të dobësuar. Të dy ndihen të kërcënuar nga një rend ndërkombëtar i bazuar në rregulla që kërkon liri më të mëdha, llogaridhënie demokratike dhe transparencë. Dhe të dy ndjekin një axhendë për të zgjeruar sferën e tyre të ndikimit me mjete ushtarake nëse është e nevojshme.

Pas vitesh testimi gjithnjë e më shumë të tolerancës së Perëndimit për të kontrolluar sjelljet e gabuara, ky bosht Kinë-Rusi ka kaluar nga shfrytëzimi i hapur i brishtësisë së standardeve tona ndërkombëtare në përmbysjen e tyre. Mbështetja e heshtur kineze për aventurizmin e Rusisë (i cili së shpejti mund të përfshijë rimbushjen e armëve ruse në Ukrainë) konfirmon një partneritet strategjik që ka inkubuar prej vitesh. Dhe me shumë shtete që ende angazhohen financiarisht me Rusinë, veprimet e Putin po mbeten të pandëshkuara në skenën botërore.

Dikur shpresohej që rritja ekonomike meteorike e Pekinit do të çonte në pranimin e normave ndërkombëtare nga Kina. Në vend të kësaj, Xi ka kërkuar të dominojë Detin e Kinës Jugore dhe të paraqesë autoritarizmin si një alternativë të besueshme ndaj demokracisë perëndimore. Ajo po përdor fuqinë e saj kolosale ekonomike për të futur dhjetëra vende në borxhin afatgjatë përmes politikës së saj Një brez një rrugë, duke neutralizuar kështu kritikat ndaj Kinës dhe duke dominuar tregjet kritike globale, si minierat e rralla të mineraleve të përdorura në industrinë e baterive dhe teknologjisë.

Shkurtimisht, një fakt i zymtë ka rënë në sy: ne jemi në një Luftë të re të Ftohtë. Bota jonë po ndahet në dy sfera ndikimi me dhjetëra shtete të detyruara progresivisht të marrin anën.

Ajo që e bën këtë kapitull të ri edhe më të rrezikshëm është erozioni i arkitekturës së sigurisë dhe komunikimeve të kanaleve të pasme që penguan të nxehet Lufta e Ftohtë e mëparshme. Javën e kaluar, Putin njoftoi se Rusia do të tërhiqet nga traktati i ri START, që do të thotë se pas pesë dekadash të kufizimit të rezervave bërthamore, ne mund të hyjmë në një garë të re armësh. Kina po trefishon zotërimet e saj të armëve bërthamore gjatë dekadës së ardhshme. Irani tani duket se është i aftë për armë bërthamore dhe Koreja e Veriut ndoshta ka një kokë bërthamore dhe një raketë balistike. Pa sfidë, Kim Jong-un ndoshta do të jetë në gjendje të martohet me dy komponentët dhe të kërcënojë Europën dhe territorin e SHBA-së në vitin e ardhshëm apo më vonë. Të marra së bashku, kërcënimi bërthamor është ndoshta më i lartë tani se në çdo kohë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Kjo e vendos urgjencën e zgjidhjes së konfliktit të Ukrainës në një kontekst të ri. Sa të sigurt dhe këmbëngulës jemi në luftën sot, mund të vendosë lehtësisht tonin se si do të zhvillohet kjo periudhë e re. Ne duhet të ringjallim shtetin tonë të vjetër të Luftës së Ftohtë dhe të mos na trembi retorika e Putin për vendosjen e armëve taktike bërthamore. Kjo na humbi kohë të çmuar, ndërsa morëm ngadalë guximin për të ofruar pajisje serioze në formën e raketave dhe tankeve.

Ne po përjetojmë një pikë kthese të madhe në politikën globale dhe po hyjmë në një periudhë ndoshta më të paqëndrueshme se gjysma e dytë e shekullit të 20-të.

Edel Strazimiri / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat