Janari solli 206 mln euro më shumë në banka - Ndër rritjet më të larta në një dekadë, por në rënie për familjarët

Depozitat në paranë e gjerë gjatë janarit janë rritur pranë një niveli të ri rekord, në 1.3 trilionë lekë, tregojnë shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë të analizuara nga “Scan Intel”. Sipas këtyre shifrave, gjatë janarit depozitat në sektorin bankar janë rritur me plot 1.85%, krahasuar me muajin paraardhës, pra dhjetorin e vitit të kaluar. Kjo rritje është ndër më të lartat gjatë dekadës së fundit. Vetëm 5 herë të tjera në 10 vitet e fundit ka ndodhur që në një muaj depozitat në paranë e gjerë të rriten me më shumë se 1.85%, sinjalizojnë shifrat zyrtare. Ndër të tjera, kjo tendencë vjen jo vetëm në një kohë me presione të larta inflacioniste, por edhe në një muaj që karakterizohet nga konsum i ulët, duke qenë se vjen fill pas festive të fundvitit. Por, duket se Janari 2023 e ka thyer këtë tabu, duke sjellë më shumë “kursime”.
Në terma absolutë ndërkohë, gjatë janarit depozitat në paranë e gjerë janë rritur me plot 23.7 miliardë lekë, që e përkthyer në euro është e barabartë me 206 milionë euro. Të dhënat të tjera të publikuara nga Banka e Shqipërisë sa i përket janarit tregojnë se edhe agregatët monetarë janë rritur ndjeshëm gjatë janarit, ndërkohë që ka rënë lehtë paraja jashtë sistemit, çka sinjalizon se tendenca e rritjes së parasë në qarkullim gjatë janarit nuk ka qenë e lokalizuar vetëm në sistemin bankar.
Nga ana tjetër, shifrat tregojnë se tendenca e rritjes së parave në bankë gjatë janarit ka ardhur si për ato në lekë, ashtu edhe për ato në valutë. Në lekë, depozitat në paranë e gjerë prekën shifrën e 556 miliardë lekëve në janar, në rritje me 0.8% krahasuar me dhjetorin. Në valutë ndërkohë, ato flasin për 745 miliardë lekë, në rritje me 2.7% krahasuar me dhjetorin, që është ndjeshëm më e lartë se muajt e fundit.
Por, shifrat tregojnë gjithashtu se, depozitat pa afat në lekë kanë rënë gjatë janarit, dhe sidomos për “sektorët e tjerë rezidentë” sipas klasifikimit të Bankës së Shqipërisë, që përfshin kryesisht ekonomitë familjare, duke sinjalizuar se, në fakt, për familjet janari ka pakësuar paratë në dispozicion. Në valutë tendenca duket pozitive në këtë drejtim, por duhet pasur parasysh edhe ndikimi i ndjeshëm i luhatjeve në kursin e këmbimit.
Roel Korkuti/ SCAN
Sondazh

EKSKLUZIVE/ Godinat mbi 50-vjeçare, “në dorë” të Institutit të Ndërtimit - Pr.vendimi i qeverisë: Auditim teknik, nëse s’janë të sigurta, prishen. Asnjë parashikim për truallin
Të gjithë objektet, që kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar do të duhet t’i nënshtrohen auditimit teknik, që do të konsistojë në kryerjen e ekspertizës së......

Gjykata e Lartë uli stokun, por kanë mbërritur 3 mijë të reja - Dosjet e prapambetura ranë nën 30 mijë pas vitesh, por nuk llogariten rekurset nën 2 vite
Gjykata e Lartë për herë të parë prej vitesh ka ulur stokun e dosjeve të prapambetura në kuotën 30 mijë, por gjithësesi lajmi nuk është aq i mirë sa cc’duket,......

Qindra fluturime të anuluara në aeroportet gjermane – Cilat janë fluturimet e prekura?!
Pothuajse të gjitha fluturimet në aeroportin Këln-Bon të Gjermanisë dhe shumica në Duseldorf aty pranë janë anuluar ose devijuar sot (27 shkurt) për shkak të......

Xi dhe Putin kanë shpallur një luftë të re të ftohtë!
Rendi ynë global është në telashe të thella. Tani është më proteksioniste dhe më e ndarë se në çdo kohë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Vetëkënaqësia jonë e......

Fondi Sovran i Turqisë alokon 1 miliard dollarë për të rritur peshën e tregut të aksioneve!
Fondi sovran i pasurisë së Turqisë planifikon të kanalizojë para në bursën kryesore të vendit nëpërmjet fondeve të tregtuara në këmbim, në një përpjekje të......

Telefonat Android me mesazhet satelitore - Qualcomm rrit aftësitë e komunikimit me mbështetjen tek satelitët
Qualcomm bëri të ditur se po punonte me një grup kompanish të telefonave celularë Android për të rritur në pajisjet e tyre, aftësitë e mesazheve të bazuara në......

Konsumi i plastikës dyfishohet brenda vitit 2050 - Prodhimi vjetor në vendet e G20, deri në 451 milionë ton
Përdorimi i plastikës në vendet e G20-ës pritet të dyfishohet nga mesi i shekullit, nëse nuk hartohet një traktat global gjithëpërfshirës dhe ligjërisht i......

Dollari i qëndrueshëm ul çmimin e naftës - Reduktimet e furnizimeve ruse “tkurrin” tregun
Çmimet e naftës shënuan rënie, pasi një dollar më i fortë dhe frika e recesionit rrezikojnë të kompensojnë fitimet që vijnë nga planet e Rusisë për të thelluar......