KESH zgjat çmimet preferenciale për OST-në - Energjia për humbjet në rrjet, jo me çmime tregu deri në qershor

Çmimi i favorshëm, me të cilin Korporata Elektorenergjetike Shqiptare i shet energjisë Operatorit të Sistemit të Transmetimit për mbulimin e humbjeve në rrjet, do të jetë në fuqi deri në 30 qershor të këtij viti. Enti Rregullator i Energjisë ka shtyrë afatin e kontratës së shit-blerjes mes 2 kompanive publike të gjenerimit dhe transmetimit të energjisë, teksa afati i ri përkon me përfundimin e periudhës së emergjencës në furnizimin me energji elektrike, të shpallur nga qeveria.
Sipas marrëveshjes së nënshkruar në datë 29 qershor 2022, çmimi për 1 mWh është i njëjtë me çmimin e blerjes së energjisë nga prodhuesit me përparësi hidrike. Deri në mes të shkurtit, kësaj kategorie energjia i blihej me rreth 73 euro/ mWh, ndërkohë që përmes një vendimi të ri, çmimi në vijim do të jetë 10 lekë/ kWh apo rreth 87 euro/mWh, që janë vlera ndjeshëm më e ulta se tregu. ERE argumenton se shkak për shtyrjen e afatit është bërë vullneti i lirë mes palëve, të cilët kanë dakordësuar aplikimin e çmimeve të ulta edhe për 6 muaj.
Kontrata e lidhur midis kompanive është një favorizim për Operatorin e Sistemit të Transmetimit, që sipas legjislacionit të fuqi kryen blerje me çmime tregu për të mbuluar humbjet në rrjet. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2022 niveli i humbjeve në rrjetin e transmetimit arriti 2.11%. Ndërkohë që, në 6-mujorin e parë, të vitit të kaluar, kur marrëveshja me KESH nuk kishte hyrë në fuqi, çmimi mesatar me të cilin u ble energjia nga OST për mbulimin e tyre ishte 263.8 euro/mWh.
Ola Mitre/ SCAN
Sondazh

Janari solli 206 mln euro më shumë në banka - Ndër rritjet më të larta në një dekadë, por në rënie për familjarët
Depozitat në paranë e gjerë gjatë janarit janë rritur pranë një niveli të ri rekord, në 1.3 trilionë lekë, tregojnë shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë......

EKSKLUZIVE/ Godinat mbi 50-vjeçare, “në dorë” të Institutit të Ndërtimit - Pr.vendimi i qeverisë: Auditim teknik, nëse s’janë të sigurta, prishen. Asnjë parashikim për truallin
Të gjithë objektet, që kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar do të duhet t’i nënshtrohen auditimit teknik, që do të konsistojë në kryerjen e ekspertizës së......

Gjykata e Lartë uli stokun, por kanë mbërritur 3 mijë të reja - Dosjet e prapambetura ranë nën 30 mijë pas vitesh, por nuk llogariten rekurset nën 2 vite
Gjykata e Lartë për herë të parë prej vitesh ka ulur stokun e dosjeve të prapambetura në kuotën 30 mijë, por gjithësesi lajmi nuk është aq i mirë sa cc’duket,......

Qindra fluturime të anuluara në aeroportet gjermane – Cilat janë fluturimet e prekura?!
Pothuajse të gjitha fluturimet në aeroportin Këln-Bon të Gjermanisë dhe shumica në Duseldorf aty pranë janë anuluar ose devijuar sot (27 shkurt) për shkak të......

Xi dhe Putin kanë shpallur një luftë të re të ftohtë!
Rendi ynë global është në telashe të thella. Tani është më proteksioniste dhe më e ndarë se në çdo kohë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Vetëkënaqësia jonë e......

Fondi Sovran i Turqisë alokon 1 miliard dollarë për të rritur peshën e tregut të aksioneve!
Fondi sovran i pasurisë së Turqisë planifikon të kanalizojë para në bursën kryesore të vendit nëpërmjet fondeve të tregtuara në këmbim, në një përpjekje të......

Telefonat Android me mesazhet satelitore - Qualcomm rrit aftësitë e komunikimit me mbështetjen tek satelitët
Qualcomm bëri të ditur se po punonte me një grup kompanish të telefonave celularë Android për të rritur në pajisjet e tyre, aftësitë e mesazheve të bazuara në......

Konsumi i plastikës dyfishohet brenda vitit 2050 - Prodhimi vjetor në vendet e G20, deri në 451 milionë ton
Përdorimi i plastikës në vendet e G20-ës pritet të dyfishohet nga mesi i shekullit, nëse nuk hartohet një traktat global gjithëpërfshirës dhe ligjërisht i......