Qeveria rrit gjobat për bizneset që shkelin rregullat - Nga mosmarrja e masave paralajmëruese, deri në pezullimin e aktivitetit. Sa do të jenë shumat

Për subjektet që realizojnë shkelje përtej masave paralajmëruese nga inspektoriatet, dënimet administrative do të jenë më të ashpra. Bizneset do të detyrohen të paguajnë gjoba më të larta në rast të mos respektimit të rregullave të përcaktuara Brenda afateve përkatëse.
Nëse më parë masa administrative gjobë për moskorrigjimin e parregullsive nga subjektet brenda afatit të përcaktuar kishte vlerën nga 10 000 deri në 20 000 lekë tashmë këto biznese që bëjnë shkelje, do të paguajnë gjobën nga 10 000 deri në 100 000 lekë. Kjo është masa e përcaktuar në projektvendimim e ndërmarrë nga qeveria me titull “Miratimin e Rregullores së Përgjithshme të Metodologjisë së përcaktimit të dënimeve administrative, në procesin e inspektimit në Republikën e Shqipërisë, e nxjerrë në konsultim publik.”
Përveç gjobës, dënimet administrative kryesore dhe plotësuese përfshijnë pezullim të autorizimit, lejes apo licencës, pezullim të aktivitetit, shfuqizim i autorizimit të lejes, konfiskimi i mjeteve të përdorura gjatë shkeljes së kërkesave ligjore etj.
Nëse më parë kjo masë gjobe deri në 100 mijë lekë ishte e përcaktuar për ato subjekte që pengonin punën e inspektoriatit tashmë do të jetë për të gjitha bizneset që nuk respektojnë afatet. Të drejtën e konstatimit dhe të shqyrtimit të kundërvajtjes e ka çdo trupë inspektuese e inspektoratit kompetent
Marinela Lina/SCAN
Sondazh

Shqipëria, përsëri në listën gri për pastrimin e parave - FATF: Problem Amnistia Fiskale. Duhet rishikuar, ose braktisur si projekt i Qeverisë
Edhe viti 2023 e gjeti Shqipërinë përsëri në listën gri të për pastrim parash të FATF dhe MONEYVAL. Në vendimarrjen pas mbledhjes plenare të zhvilluar në datat......

KESH zgjat çmimet preferenciale për OST-në - Energjia për humbjet në rrjet, jo me çmime tregu deri në qershor
Çmimi i favorshëm, me të cilin Korporata Elektorenergjetike Shqiptare i shet energjisë Operatorit të Sistemit të Transmetimit për mbulimin e humbjeve në rrjet,......

Janari solli 206 mln euro më shumë në banka - Ndër rritjet më të larta në një dekadë, por në rënie për familjarët
Depozitat në paranë e gjerë gjatë janarit janë rritur pranë një niveli të ri rekord, në 1.3 trilionë lekë, tregojnë shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë......

EKSKLUZIVE/ Godinat mbi 50-vjeçare, “në dorë” të Institutit të Ndërtimit - Pr.vendimi i qeverisë: Auditim teknik, nëse s’janë të sigurta, prishen. Asnjë parashikim për truallin
Të gjithë objektet, që kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar do të duhet t’i nënshtrohen auditimit teknik, që do të konsistojë në kryerjen e ekspertizës së......

Gjykata e Lartë uli stokun, por kanë mbërritur 3 mijë të reja - Dosjet e prapambetura ranë nën 30 mijë pas vitesh, por nuk llogariten rekurset nën 2 vite
Gjykata e Lartë për herë të parë prej vitesh ka ulur stokun e dosjeve të prapambetura në kuotën 30 mijë, por gjithësesi lajmi nuk është aq i mirë sa cc’duket,......

Qindra fluturime të anuluara në aeroportet gjermane – Cilat janë fluturimet e prekura?!
Pothuajse të gjitha fluturimet në aeroportin Këln-Bon të Gjermanisë dhe shumica në Duseldorf aty pranë janë anuluar ose devijuar sot (27 shkurt) për shkak të......

Xi dhe Putin kanë shpallur një luftë të re të ftohtë!
Rendi ynë global është në telashe të thella. Tani është më proteksioniste dhe më e ndarë se në çdo kohë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Vetëkënaqësia jonë e......

Fondi Sovran i Turqisë alokon 1 miliard dollarë për të rritur peshën e tregut të aksioneve!
Fondi sovran i pasurisë së Turqisë planifikon të kanalizojë para në bursën kryesore të vendit nëpërmjet fondeve të tregtuara në këmbim, në një përpjekje të......