Ura mbi lumin Buna kushton 20 milionë euro - Shqipëria nënshkruan 11 marrëveshje me Malin e Zi

Në Podgoricë është mbajtur këtë të hënë mbledhja qeveritare midis Shqipërisë dhe Malit të Zin ë të cilën u nënshkrun gjithsej 11 marrëveshje. Ndërtimi i urës mbi lumin Buna që lidh dy vendet por edhe krijimi i një pike të re kufitare doganore ishin marrëveshjet më të rëndësishme.
“Ne diskutuam për krijimin e projektit infrastrukturor në Bunë i cili do të lidh dy shtete, një produkt i ri tursitik për dy shtetet që si qëllim ka lehtësimin e njerëzve për evitimin e trafikut.Raportet mes dy shteteve janë shembull për Ballkanin Perëndimor të cilën duhet ta ndjekin edhe shtetet e tjera. Ura do të kushtojë rreth 20 milionë euro nëse ndahet në gjysëm nuk do të jetë aq e shtrenjtë. Pagesa është menduar të bëhet në disa vite. Kemi dhe marrëveshjen e pikës kufitare që do të jetë edhe në ndihmë të kësaj ure”, tha kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
Kryeminsitri Edi Rama renditi rëndësinë e marrëveshjeve për Shqipërinë. “Kemi firmosur marrëveshjen në aspektin e jetësimit të vizioneve, që është marrëveshja për ndërtimin e urës mbi lumin Bunë, do e kthejë distancën mes Ulqinit dhe Velipojës në 300 metra nga dhjetra e dhjetra kilometra. Projektin e zbatimit e kemi realizuar mee fondet tona, realizimin do e kemi me fondet e përbashkëta. Ka filluar konsorciumi për gazësjellësin adriatiko-joninan. E rëndësishme është dakordësia për të fuqizuar fondet për projekte ndërkufitare”, tha ai.
Kreu i qeverisë shtoi se kanë vijuar diskutimet midis dy shteteve edhe për projektin e hekurudhës por edhe të Koridorit Blu.
Marinela Lina / SCAN
Sondazh

Mali i Zi në ekonominë shqiptare - 12.5 miliardë lekë shkëmbime gjatë vitit 2022, rriten me 19% krahasuar me vitin 2021
Nisur nga mbledhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Malit të Zi, ku do të nënshkruhen marrëveshje mes dy vendeve në fusha të ndryshme, “Scan......

Tregu pa orientim, investime në biznese të ngjashme - Më shumë kafene, farmaci dhe njësi të tjera shërbimi
Tregu vijon të jetë pa orientim teksa duket se po vazhdon të praktikojë format tradicionale të invesimit. Marketet, furrat e bukës dhe lokalet janë bizneset......

Qeveria rrit gjobat për bizneset që shkelin rregullat - Nga mosmarrja e masave paralajmëruese, deri në pezullimin e aktivitetit. Sa do të jenë shumat
Për subjektet që realizojnë shkelje përtej masave paralajmëruese nga inspektoriatet, dënimet administrative do të jenë më të ashpra. Bizneset do të detyrohen......

Shqipëria, përsëri në listën gri për pastrimin e parave - FATF: Problem Amnistia Fiskale. Duhet rishikuar, ose braktisur si projekt i Qeverisë
Edhe viti 2023 e gjeti Shqipërinë përsëri në listën gri të për pastrim parash të FATF dhe MONEYVAL. Në vendimarrjen pas mbledhjes plenare të zhvilluar në datat......

KESH zgjat çmimet preferenciale për OST-në - Energjia për humbjet në rrjet, jo me çmime tregu deri në qershor
Çmimi i favorshëm, me të cilin Korporata Elektorenergjetike Shqiptare i shet energjisë Operatorit të Sistemit të Transmetimit për mbulimin e humbjeve në rrjet,......

Janari solli 206 mln euro më shumë në banka - Ndër rritjet më të larta në një dekadë, por në rënie për familjarët
Depozitat në paranë e gjerë gjatë janarit janë rritur pranë një niveli të ri rekord, në 1.3 trilionë lekë, tregojnë shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë......

EKSKLUZIVE/ Godinat mbi 50-vjeçare, “në dorë” të Institutit të Ndërtimit - Pr.vendimi i qeverisë: Auditim teknik, nëse s’janë të sigurta, prishen. Asnjë parashikim për truallin
Të gjithë objektet, që kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar do të duhet t’i nënshtrohen auditimit teknik, që do të konsistojë në kryerjen e ekspertizës së......

Gjykata e Lartë uli stokun, por kanë mbërritur 3 mijë të reja - Dosjet e prapambetura ranë nën 30 mijë pas vitesh, por nuk llogariten rekurset nën 2 vite
Gjykata e Lartë për herë të parë prej vitesh ka ulur stokun e dosjeve të prapambetura në kuotën 30 mijë, por gjithësesi lajmi nuk është aq i mirë sa cc’duket,......