Shqipëria Postuar më 27 Shkurt 2023, 14:05

Mali i Zi në ekonominë shqiptare - 12.5 miliardë lekë shkëmbime gjatë vitit 2022, rriten me 19% krahasuar me vitin 2021

Nga SCAN TV
Mali i Zi në ekonominë shqiptare - 12.5 miliardë lekë

Nisur nga mbledhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Malit të Zi, ku do të nënshkruhen marrëveshje mes dy vendeve në fusha të ndryshme, “Scan Intel” ka analizuar marrëdhenien tregtare të dy vendeve për të kuptuar se sa peshë zë Mali i Zi në ekonominë shqiptare. Referuar shifrave të “Institutit të Statistikave” për vitin që lamë pas vlera e eksporteve më Malin e Zi është regjistruar në 7.5 miliardë lekë, ose e shprehur në valutë rreth 65 milionë euro. Gjatë vitit 2022 kjo vlerë zinte rreth 1.6% të eksporteve në total.

Por, si kanë ndryshuar shkëmbimet tregtare mes dy vendeve që prej vitit 2007 e deri më sot? Shifrat tregtojnë se eksportet janë rritur në vlerë përgjatë viteve, ku viti 2022 ka regjistruar rekord më vlerën më të lartë që nga viti 2007-të. Nëse do të shihnim ecurinë e vlerës që zënë eksportet me Malin e Zi në totalin e eksporteve gjithsej, të dhënat tregojnë se viti 2008-të përfaqëson 2.1% të vlerës gjithsej, që është edhe pesha më e lartë në 16 vitet e fundit.

Nga ana tjetër, edhe shifrat për importet e Shqipërisë me Malin e Zi tregojnë së në vitin 2022 vlera e importeve ka arritur në 4.9 miliardë lekë, duke prekur rekord që nga viti 2007-të. Sipash shifrave importet kanë ardhë në rritje nga viti në vit. Ndërkohë, nëse i analizojmë shifrat e importit me Malin e Zi kundrejt totalit, nuk shohim shumë diferenca të ndjeshme, përveç ndryshimeve fare të vogla. Gjatë vitit 2022 importet në vlerë zinin 0.5% të peshës ndaj totalin, ndërkohë që në vitin 2021 ky tregues ishte 0.6%. Nga analiza e të dhënave, në total, vlera e import/eksporteve arrin në 12.5 miliardë lekë ose 109 milionë euro dhe është rritur me 19%, krahasuar me vitin 2021.

“Scan Intel” ndër të tjera nuk ka analizuar marrëdhënien tregtare mes dy vendeve fqinje vetëm në vlerë, por edhe në volum. Referuar shifrave të “Institutit të Statistikave”, gjatë vitit 2022, janë eksportuar mes dy vendeve rreth 295 milionë kilogramë mallra, ndërkohë që po për vitin 2022 janë importuar 53 milionë kilogramë mallra. Por sa peshë ndaj totalit zënë importet dhe eksportet kur flasim për volumin e tyre? Eksportet me Malin e Zi gjatë vitit 2022 zinin 7.6% të eksporteve gjithsej, nërkohë që nivelin më të lartë ndër vite e ka regjistruar gjatë vitit 2018-të me 10.7% dhe vitit 2008-të me 8.1%. Sa i përket importeve, për vitin 2022, zinin 1.1% të peshës gjithsej, gjithmonë kur flasim për volum, ndërkohë që peshën më të lartë importet e kanë regjistruar në vitin 2016-të me 2.8%.

“Scan Intel” ka analizuar të dhënat sipas kapitujve ku rezulton se për vitin 2022 vlerën më të lartë të eksporteve e kanë kripërat, sulfuret, gëlqere dhe çimento me 1.3 miliardë lekë ose e shprehur në valutë rreth 11. 9 milion euro. Lëndët djegëse janë produkti i dytë me vlerën më të lartë të eksporteve për vitin 2022. Nga ana tjetër, po të analziojmë importet në vlerë sipas kapitujve shohim se lëndët djegëse kryesojnë me vlerën më lë lartë në 3.1 miliardë lekë, pasuar nga druri dhe artikuj prej druri.

Xhorxhina Deda/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat