Europa Postuar më 28 Shkurt 2023, 09:50

Paundi dhe euro fitojnë terren - Mbështeten nga marrëveshja tregtare mes Britanisë dhe BE

Nga SCAN TV
Paundi dhe euro fitojnë terren - Mbështeten nga marrëveshja

Tregu i monedhave po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, por një ditë më parë euro u ngjit drejt 1.06 dollarëve, duke u tërhequr nga niveli më i ulët në 6 javët e fundit. Ndërkohë, paundi britanik ka gjetur një mbështetje nga marrëveshja tregtare e arritur mes Britanisë dhe Bashkimit Europian, e cila sinjalizon përmirësimin e marrëdhënieve mes bllokut dhe Londrës. Bashkimi Europian dhe Britania njoftuan arritjen e marrëveshjes tregtare post-Brexit me Irlandën e Veriut.

Kryeministri Rishi Sunak deklaroi se kjo marrëveshje i hap rrugën një kapitulli të ri të marrëdhënieve mes Brukselit dhe Londrës. Pas njoftimit të këtij lajmi, paundi u rrit me rreth 1% përballë dollarit amerikan, duke iu afruar më shumë nivelit të 1.21 dollarëve.

Ndërsa euro po tregtohet në rreth 1.06 dollarë. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare, ka fituar rreth 2.5% të vlerës gjatë muajit shkurt, fitimet më të mëdha që nga shtatori i vitit të kaluar. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 23,200 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1620 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat