Europa Postuar më 28 Shkurt 2023, 11:16

BQE po fiton luftën kundër inflacionit - Por, çmimet vazhdojnë të bien me ritme të ngadalta

Nga SCAN TV
BQE po fiton luftën kundër inflacionit - Por, çmimet

Kryeekonomisti i Bankës Qendrore Europiane, Philip Lane, deklaroi se presionet e inflacionit në eurozonë kanë filluar të lehtësohen, duke përfshirë çmimet thelbësore shumë të rëndësishme, por Banka Qendrore Europiane nuk do t'i japë fund rritjes së normave derisa të jetë e sigurt se rritja e çmimeve po kthehet drejt 2%.

BQE ka rritur normat me 3 pikë përqindjeje që nga korriku dhe ka premtuar një rritje tjetër gjysmë përqindjeje në mars, me shpresën se financimet më të shtrenjta do të pakësojnë kërkesën mjaftueshëm për të ulur rritjen e çmimeve nga nivelet ende mbi 8%.

Lane tha se normat më të larta të interesit po funksionojnë në rrugën e tyre përmes ekonomisë, duke rënduar mbi çmimin e shërbimeve dhe mallrave të tjera thelbësore, të cilat përjashtojnë karburantin dhe produktet ushqimore.

Ai sqaroi se ka prova të rëndësishme që politika monetare po fillon të ngjitet lart. Ndërsa për energjinë, ushqimin dhe mallrat, ka shumë tregues largpamës që thonë se presionet e inflacionit në të gjitha këto kategori duhet të ulen mjaftueshëm.

Politikëbërës të tjerë, kanë shprehur shqetësimin se inflacioni bazë mund të ngecë dhe të përjetësojë inflacionin.

Që BQE t'i japë fund rritjes së normave, Lane përmendi tre kritere. Banka ka nevojë për projeksione më të ulëta të inflacionit në horizontin e saj të parashikimit tre-vjeçar dhe për të bërë përparim në uljen e inflacionit aktual themelor. Së fundi, duhet të konkludohet se politika monetare po funksionon.

Sapo normat të rriten, BQE planifikon t'i mbajë ato të larta për ca kohë dhe nuk do të rishikojë planet sapo inflacioni bazë të fillojë të bjerë ndjeshëm, shtoi ai.

I pyetur se sa gjatë mund të qëndrojnë normat në një territor që kufizon rritjen ekonomike, Lane tha se mund të jetë një periudhë mjaft e gjatë, një numër i mjaftueshëm tremujorësh.

Tregjet presin që norma e depozitave prej 2.5% të BQE-së të rritet në gati 4% deri në fund të vitit, me vlerësimin e normës maksimale të rritur me rreth 35 pikë bazë vetëm këtë muaj, kryesisht për shkak të frikës se inflacioni bazë ka ngecur.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 28 Shkurt

Rënie e përgjithshme e valutave kryesore!

Dollari amerikan blihet sot me 108 lekë dhe shitet me 108.9 lekë duke regjistruar rënie të ndjeshme të kuotës ën raport me dje. Paundi britanik është blerë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat