Italia i kërkon BE-së 6 miliardë euro nga fondi i rimëkëmbjes - Vendit i duhet më shumë kohë për të shpenzuar paratë për COVID

Italia është në bisedime me autoritetet e Bashkimit Europian për të siguruar të paktën 6 miliardë euro nga i ashtuquajturi plan REPowerEU për t’u shkëputur plotësisht nga gazi rus dhe për të shtuar përpjekjet për ta bërë ekonominë e saj më të gjelbër.
Qeveria italiane kërkon gjithashtu më shumë kohë për të shpenzuar rreth 200 miliardë euro në grante dhe kredi të lira që duhen ‘likujduar’ deri në vitin 2026, nga Fondi i Rimëkëmbjes së BE-së pas COVID-19. Lajmi u konfirmua për agjencinë e lajmeve Reuters nga dy zyrtarë të afërt me këtë çështje.
Me synimin për t'i dhënë fund varësisë së BE-së nga karburantet fosile ruse dhe për të trajtuar krizën klimatike, REPowerEU financohet përmes rreth 225 miliardë eurove të kredive të pashfrytëzuara të vëna në dispozicion sipas planit të rimëkëmbjes së BE-së të nisur në 2021 - shin.
Burimet shtesë do të rrjedhin nga fondet e kohezionit dhe shitja e lejeve të Sistemit të Tregtimit të Emisioneve të BE-së – ETS - të cilat detyrojnë prodhuesit, kompanitë e energjisë dhe linjat ajrore të blejnë licensa për të mbuluar çdo ton dioksid karboni që emetojnë.
Italia beson se mund të marrë të paktën 2.7 miliardë euro nga burimet ETS dhe 3 miliardë euro nga fondet e kohezionit, theksoi një nga burimet.
Administrata e kryeministres Giorgia Meloni planifikon të përfundojë bisedimet me Brukselin mbi përdorimin e propozuar të Romës të fondeve të BE deri në fund të prillit. Një pjesë e fondeve mund t'i kushtohet ndërtimit të një lidhjeje për të sjellë hidrogjenin që do të prodhohej në Afrikën e Veriut në Europën Veriore.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Rriten me 20% faturat e energjisë në Britani - Familjet do të paguajnë 500 paund më shumë
Rregullatori i energjisë në Britaninë e Madhe do të kufizojë shumën që familjet paguajnë për faturat e energjisë elektrike dhe gazit çdo vit në 3.294 paund nga......

Turqia, e hapur për turistët pavarësisht tërmeteve - 34 miliardë dollarë dëme materiale sipas Bankës Botërore
Turqia është një nga vendet më të vizituara në botë: tërheq turistë nga i gjithë planeti falë zonave të saj historike dhe kulturore. Vendi po kalon një moment......

BQE po fiton luftën kundër inflacionit - Por, çmimet vazhdojnë të bien me ritme të ngadalta
Kryeekonomisti i Bankës Qendrore Europiane, Philip Lane, deklaroi se presionet e inflacionit në eurozonë kanë filluar të lehtësohen, duke përfshirë çmimet......

Bitcoin lëviz drejt ëndrrës së pagesave të Satoshi Nakamoto!
Satoshi Nakamoto do të ishte krenar. Bitcoin ‘adoleshent’ më në fund mund të jetë duke shlyer besimin e krijuesit të tij. Kriptomonedha 15-vjeçare ka......

Rubla ruse bie përsëri kundrejt dollarit ndërsa periudha tatimore arrin kulmin!
Rubla ruse u dobësua të martën, duke hequr dorë nga disa nga fitimet e mprehta të bëra në seancën e mëparshme pasi eksportuesit konvertuan valutën e huaj për......

Wizz Air ndalon fluturimet mbi hapësirën ajrore të kryeqytetit moldav për efekt sigurie!
Wizz Air thotë se do të pezullojë të gjitha fluturimet në kryeqytetin moldav Kishinau nga 14 marsi për shkak të shqetësimeve për sigurinë e hapësirës së saj......

Si themeluesja me katër milionë klientë të rremë mashtroi JPMorgan për marrëveshjen 175 milionë dollarëshe
Sot jemi këtu për të parë themeluesin e kompanisë që mashtroi JPMorgan, një nga institucionet financiare më të njohura në botë, për 175 milionë dollarë. Si......

260 milionë euro për anije hibride që nuk mund të tarifohen në portet kryesore!
P&O Ferries (një kompani britanike transporti që operon tragete nga Mbretëria e Bashkuar në Irlandë dhe në Europën Kontinentale) ka shpenzuar më shumë se 260......