Auditimi teknik “prek” 122.690 ndërtesa banimi - Qeveria parashikon prishjen e godinave mbi 50-vjeçare që nuk janë të sigurta!

Të paktën 122 690 ndërtesa për qëllime banimi do të preken nga vendimi për auditimin teknik, që parashikon qeveria. Kjo shifër përfshin ato objekte që kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar e që sipas projektevendimit, të zbardhur një ditë më parë nga TV SCAN, do të duhet t’i nënshtrohen ekspertizës së thelluar për të vlerësuar gjendjen teknike aktuale dhe kapacitetin mbajtës të objekteve.
Ndërkohë që, në rast se vlerësohet se nuk përmbushin kushtet teknike, i hapet rruga riparimit ose prishjes. TV SCAN ka analizuar të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave, sipas të cilave janë 44 195 ndërtesa për qëllime banimi të ndërtuara përpara vitit 1960 dhe 78 495 të tjera, të ndërtuara në periudhën 1961 -1980.
Ndërkaq, janë rreth 180 mijë ndërtesa të tjera, që nuk u njihet viti i ndërtimit e ku mund të bëjnë pjesë edhe godina mbi 50-vjeçare. Të ndara sipas qarqeve, rezulton se numrin më të lartë të këtyre ndërtesave e ka Tirana, Elbasani dhe Korça, ndërsa pas tyre vijnë Fieri, Vlora dhe Shkodra. Sipas projektvendimit të qeverisë subjektet që do të bëjnë auditimin teknik të objekteve do përzgjidhen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, ndërsa do të jetë ato subjekete që janë të pajisur me licencë në fushën e projektimit për llojin e objektit që do të auditohet.
Ndërkohë që, vendimin final e ka Instituti i Ndërtimit, që duhet të kryejë oponencën, duke qenë se mendimi i tij, mbizotëron mbi aktauditimin teknik. Po ashtu, pr.vendimi specifikon se vendimi për prishje të objektit mund të merret në rast se vlera për riparim është e barazvlefshme ose më e madhe se vlera për ndërtimin e tij, teksa nuk specifikon se çfarë do të ndodhë me truallin e godinës dhe pronarët e tyre.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Plazhet më të mira në botë për vitin 2023, sipas Tripadvisor!
Të shtrihesh në plazhin më të mirë në botë nuk do të jetë e lehtë. Baía do Sancho është e arritshme vetëm me varkë ose me anë të shkallëve që zbresin nga......

Kompanitë që fitojnë subvencione për prodhimin e çipave do të duhet të ndajnë fitimet e tepërta!
Administrata Biden tha të martën se do t'u kërkojë kompanive që fitojnë fonde nga programi i saj i prodhimit dhe kërkimit të gjysmëpërçuesve amerikanë prej 52......

Shqipëria strehon kafshët endacake. Tender për 228 shtëpi të reja - Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit jep 28.2 milionë lekë për strehëzat prej llamarine e çeliku
Kafshët të cilat enden rrugëve të vendit tonë pritet t‘u ndërtohen shtëpiza për t‘u mbrojtur nga kushtet atmosferike. Prej llamarine dhe të përbëra edhe nga......

Japonia miraton buxhetin rekord prej 840 miliardë dollarë!
Dhoma e ulët e parlamentit japonez miratoi të martën një buxhet rekord prej 114.4 trilion jen (839.3 miliardë dollarë) për vitin e ardhshëm fiskal, një veprim......

Turizmi grek premton për mirë! - Rezervimet paraprake tregojnë se 2023 do të jetë më i mirë se 2022
Ky vit ka hyrë me këmbën e djathtë për turizmin grek, pasi mesazhet nga prenotimet paraprake nga tregjet kryesore të turizmit hyrës në vend, krijojnë......

Elon Musk, sërish njeriu më i pasur në botë - Pronari i Twitter dhe Tesla rifiton vendin e parë duke ia marrë Bernard Arnault
Elon Musk ka rifituar vendin e tij si njeriu më i pasur në botë, pasi humbi për pak kohë titullin duke ia lënë francezit Bernard Arnault. Pasuria e Musk është......

Italia i kërkon BE-së 6 miliardë euro nga fondi i rimëkëmbjes - Vendit i duhet më shumë kohë për të shpenzuar paratë për COVID
Italia është në bisedime me autoritetet e Bashkimit Europian për të siguruar të paktën 6 miliardë euro nga i ashtuquajturi plan REPowerEU për t’u shkëputur......

Rriten me 20% faturat e energjisë në Britani - Familjet do të paguajnë 500 paund më shumë
Rregullatori i energjisë në Britaninë e Madhe do të kufizojë shumën që familjet paguajnë për faturat e energjisë elektrike dhe gazit çdo vit në 3.294 paund nga......