Manifaktura në Kinë rrëzon dollarin - Monedha e gjelbër publikon fitime prej rreth 3%, gjatë shkurtit

Dollari amerikan ka vijuar tendencën në rënie edhe në sesionin e sotëm, pasi aktiviteti i sektorit të manifakturës në Kinë u zgjerua me hapin më të shpejtë që nga prilli i vitit 2012, duke bërë që investitorët të preferojnë asetet me risk dhe të largohen nga monedha e gjelbër, që cilësohet një aset i sigurtë. Shpejtimi i hapit të rritjes në Kinë vjen pas vendimit të autoriteteve për të lehtësuar masat kundër Covid-19, për herë të parë që nga fillimi i pandemisë.
Euro është ngjitur sërish në mbi 1.06 dollarë, edhe për faktin se në dy prej ekonomive më të mëdha të Eurozonës, inflacioni shënoi një rritje surprizë, gjatë muajit shkurt, duke shtuar mundësitë që Banka Qendrore Europiane të vijojë me rritjen e interesave. Edhe paundi ka vijuar tendencën në rritje, pasi Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian njoftuan arritjen e marrëveshjes tregtare post Brexit.
Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 104.8, ndërsa gjatë muajit shkurt ky indeks u rrit me rreth 3%, fitimet e para mujore në 4 muajt e fundit. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin i është rikthyer fitimeve dhe po tregtohet në rreth 23,700 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1650 dollarë.
SCAN
Sondazh

Nafta, në rritje për të dytën ditë me radhë - Mbështetet nga rritja e aktivitetit të manifakturës në Kinë
Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e një dite më parë, për shkak të zgjerimit të shpejtë të aktivitetit të sektorit të......

Tregjet europiane, të qëndrueshme - Investitorët presin inflacionin në Gjermani dhe PBB në Itali
Tregjet europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po e cilësojnë më tepër si një sesion të qetë në pritje të të......

“Rezerva” për ligjin e ri të energjisë - Mena: Mbështetja për investitorët, të garantojë çmime më të ulta për konsumatorin fundor
Skemat e mbështetjes për investiotorët, që parashikohen në projektligjin “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burime të rinovuedshme” duhet të garantojnë......

Ndërtimi, në proces “lulëzimi” - Gjatë vitit 2022 u dhanë 113 miliardë lekë leje
Sektori i ndërtimit përjetoi një “bum” gjatë vitit të kaluar. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se lejet e dhëna për ndërtim kanë arritur vlerën e 113......

Auditimi teknik “prek” 122.690 ndërtesa banimi - Qeveria parashikon prishjen e godinave mbi 50-vjeçare që nuk janë të sigurta!
Të paktën 122 690 ndërtesa për qëllime banimi do të preken nga vendimi për auditimin teknik, që parashikon qeveria. Kjo shifër përfshin ato objekte që kanë mbi......

Plazhet më të mira në botë për vitin 2023, sipas Tripadvisor!
Të shtrihesh në plazhin më të mirë në botë nuk do të jetë e lehtë. Baía do Sancho është e arritshme vetëm me varkë ose me anë të shkallëve që zbresin nga......

Kompanitë që fitojnë subvencione për prodhimin e çipave do të duhet të ndajnë fitimet e tepërta!
Administrata Biden tha të martën se do t'u kërkojë kompanive që fitojnë fonde nga programi i saj i prodhimit dhe kërkimit të gjysmëpërçuesve amerikanë prej 52......

Shqipëria strehon kafshët endacake. Tender për 228 shtëpi të reja - Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit jep 28.2 milionë lekë për strehëzat prej llamarine e çeliku
Kafshët të cilat enden rrugëve të vendit tonë pritet t‘u ndërtohen shtëpiza për t‘u mbrojtur nga kushtet atmosferike. Prej llamarine dhe të përbëra edhe nga......