Takimi i BB, Sejko: Sistemi bankar likuid e mirëkapitalizuar - Kredia u rrit me 14% vitin e shkuar, po vlerësohet potenciali i sektorit të agrobiznesit

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, ka marrë pjesë në një takim diskutimi mbi çështjet që prekin aksesin në financa në Shqipëri, të organizuar nga Banka Botërore, me të ftuar drejtuesit e bankave tregtare, ekspertë të sektorit financiar dhe përfaqësues nga institucionet financiare në vend. Në takim u diskutua kreditimi i sistemit bujqësor.
Gjatë fjalës së tij, Guvernatori Sejko u shpreh se sektori bankar në vend është i mirëkapitalizuar dhe likuid, si dhe mbështetja e tij për sektorin privat ka ardhur në rritje. Megjithatë, ai shtoi se sektori financiar mund të luajë një rol më të rëndësishëm për rritjen e qëndrueshme ekonomike afatgjatë në vend.
Guvernatori shtoi se kreditimi i ekonomisë është mbështetur nga kushtet e favorshme të financimit në vend. Sektori bankar ka vijuar të ofrojë kushte e terma të favorshëm kreditimi. E konkretizuar me një rritje prej 14% të tij gjatë 2022. Në të njëjtën kohë, cilësia e portofolit të kredisë vijon të mbetet e shëndetshme, sikundër ilustrohet edhe nga treguesi i kredive me probleme, i cili mbetet në nivelet më të ulëta të dekadës së fundit.
Duke u ndalur më në veçanti te sektori i agrobiznesit, Guvernatori u shpreh se ai ka potencial të madh si në tregjet vendore ashtu edhe në ato të huaja, por vijon të ketë nevojë për adoptimin e teknologjive dhe proceseve të reja të prodhimit.
“Në këtë kontekst, pa cenuar treguesit e tij të shëndetit, jam i bindur se sektori bankar do të dijë të pozicionohet si një agjent mbështetës zhvillimi. Ky sektor duhet të rrisë vëmendjen dhe kapacitetet e tij financuese, analizuese dhe këshilluese, duke përmbushur misionin e tij në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.” përfundoi Guvernatori.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Manifaktura në Kinë rrëzon dollarin - Monedha e gjelbër publikon fitime prej rreth 3%, gjatë shkurtit
Dollari amerikan ka vijuar tendencën në rënie edhe në sesionin e sotëm, pasi aktiviteti i sektorit të manifakturës në Kinë u zgjerua me hapin më të shpejtë që......

Nafta, në rritje për të dytën ditë me radhë - Mbështetet nga rritja e aktivitetit të manifakturës në Kinë
Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e një dite më parë, për shkak të zgjerimit të shpejtë të aktivitetit të sektorit të......

Tregjet europiane, të qëndrueshme - Investitorët presin inflacionin në Gjermani dhe PBB në Itali
Tregjet europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po e cilësojnë më tepër si një sesion të qetë në pritje të të......

“Rezerva” për ligjin e ri të energjisë - Mena: Mbështetja për investitorët, të garantojë çmime më të ulta për konsumatorin fundor
Skemat e mbështetjes për investiotorët, që parashikohen në projektligjin “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burime të rinovuedshme” duhet të garantojnë......

Ndërtimi, në proces “lulëzimi” - Gjatë vitit 2022 u dhanë 113 miliardë lekë leje
Sektori i ndërtimit përjetoi një “bum” gjatë vitit të kaluar. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se lejet e dhëna për ndërtim kanë arritur vlerën e 113......

Auditimi teknik “prek” 122.690 ndërtesa banimi - Qeveria parashikon prishjen e godinave mbi 50-vjeçare që nuk janë të sigurta!
Të paktën 122 690 ndërtesa për qëllime banimi do të preken nga vendimi për auditimin teknik, që parashikon qeveria. Kjo shifër përfshin ato objekte që kanë mbi......

Plazhet më të mira në botë për vitin 2023, sipas Tripadvisor!
Të shtrihesh në plazhin më të mirë në botë nuk do të jetë e lehtë. Baía do Sancho është e arritshme vetëm me varkë ose me anë të shkallëve që zbresin nga......

Kompanitë që fitojnë subvencione për prodhimin e çipave do të duhet të ndajnë fitimet e tepërta!
Administrata Biden tha të martën se do t'u kërkojë kompanive që fitojnë fonde nga programi i saj i prodhimit dhe kërkimit të gjysmëpërçuesve amerikanë prej 52......