Analize/ Tregu europian pa gazin rus!

Bashkimi Europian nuk ka vendosur ende asnjë sanksion ndaj gazit rus. Por qëllimi i deklaruar është pavarësimi i plotë nga gazi dhe energjia ruse. Sipas qeverisë në Berlin, të paktën Gjermania e ka arritur tashmë këtë pavarësi. Që nga 1 janari 2023, Gjermania ka ndaluar blerjen e naftës, qymyrit dhe mbi të gjitha gazit nga Rusia. Megjithatë, në vendet e tjera të BE-së, situata aktualisht është më ndryshe.
Aktualisht, gazi rus ende dërgohet në Evropë përmes dy tubacioneve të gazit, Turk Stream dhe Transgas. Në Spanjë, Francë dhe Belgjikë, pjesa e gazit të lëngshëm rus u rrit gjatë vitit të kaluar. Ndërsa sipas të dhënave të ICIS ka rënë në Holandë dhe Portugali.
Megjithatë Rusia ka humbur prej kohësh rolin e saj dominues në furnizimin e evropianëve me gaz. Në vitin 2021, pjesa e saj e furnizimit ishte ende rreth 40 për qind. Sipas të dhënave të Këshillit Europian, në nëntor të vitit të kaluar ishte vetëm 12.9 për qind. Ndërsa sipas të dhënave të ICIS, që atëherë ajo ka vazhduar të bjerë dhe në janar 2023, pjesa ruse e importeve të gazit në BE arriti në 9.2 për qind.
Braktisja e Rusisë si furnizues u kompensua nga një rritje e madhe e importeve të gazit të lëngshëm, veçanërisht nga SHBA-ja, thonë përfaqësuesit e BE. "Ndërmjet janarit dhe nëntorit 2022, importet e LNG nga SHBA arritën në mbi 50 miliardë metra kub. Kjo është dy herë më shumë se më parë." Norvegjia, Algjeria, Katari dhe Nigeria janë gjithashtu ndër furnizuesit më të rëndësishëm të evropianëve me gaz.
Sipas analistëve, tani është teknikisht e mundur që të heqësh dorë plotësisht nga gazi rus. "Megjithatë, ka kosto shtesë sepse duhet gjetur një zëvendësues.” Dhe brenda BE-së nuk ka marrëveshje për këtë. "Përveç kësaj, Italia, Hungaria dhe vende të tjera hezitojnë të heqin dorë tërësisht nga gazi i lirë nga Rusia.
Por ndërsa BE dhe Gjermania po përparojnë në largimin nga gazi rus, po shfaqen rreziqe dhe varësi të reja. Për të zëvendësuar gazin nga Rusia, BE-ja po i drejtohet gjithnjë e më shumë tregjeve globale të gazit. Por është e pasigurt nëse oferta globale mund të rritet në masën e kërkuar: "Problemi kryesor është mungesa e terminaleve të eksportit për prodhuesit e gazit në mbarë botën. Duhen vite për t'i përfunduar, ndërkohë që në dekadat e fundit është investuar pak, për shkak të çmimit relativisht të ulët të gazit”, shpjegon specialisti Justin Thomson, ekspert në T. Rowe Price.
Në terma afatgjatë, burimet e rinovueshme të energjisë duhet të zëvendësojnë Rusinë si furnizuesin kryesor. Por kjo, sipas Thomson, është ende shumë larg: "Kështu që është e qartë se pushtimi rus i Ukrainës do të ketë pasoja në tregjet e energjisë për një kohë të gjatë." DW
E . S / SCAN
Sondazh

Bankat rrisin financimet për energjinë e pastër - Por, shuma totale është më e vogël se ajo për lëndët djegëse
Bankat do të japin 81 cent në kuadër të një financimi për furnizimin me energji me karbon të ulët, për çdo dollar të shpenzuar për lëndët djegëse fosile në......

Ndalimi i motorëve me djegie në 2035 - Italia dhe Gjermania të parat vende që votojnë kundër
Italia dhe Gjermania janë bashkuar kundër ndalimit të motorëve me djegie të brendshme në vitin 2035. Në Bruksel, në mbledhjen e ambasadorëve të vendeve të......

Borxhi europian, gjithnjë e më i cënueshëm - Deutsche Bank: Ekonomia globale po ngadalësohet!
Borxhi i korporatave europiane është gjithnjë e më i prekshëm në një kohë që ekonomia globale ngadalësohet, duke sugjeruar një rrezik më të lartë të......

Aksident tragjik nga përplasja e trenave në Greqi - Dyshohet për gabim njerëzor. Sistemet elektronike nuk punojnë prej vitesh
Një aksident tragjik hekurudhor ndodhi në Greqi në orën 23.00 të së martës, kur një tren mallrash i nisur nga Selaniku për në Larisë u përplas me trenin e......

Banka qendrore e Turqisë ndalon “eksportin” e dollarëve - Të gjitha bankat tregtare në vend konsiderohen të paralajmëruara
Në një përpjekje të fundit për të mbrojtur lirën, banka qendrore e Turqisë paralajmëroi huadhënësit në vend që të mos dërgojnë dollarë në bankat partnere......

Visa dhe Mastercard “distancohen” nga Crypto - Frenohen planet për partneritete të reja me firmat e kriptove
Gjigantët amerikanë të pagesave Visa dhe Mastercard po frenojnë planet për të krijuar partneritete të reja me firmat e kriptove pasi një varg kolapsesh të......

Takimi i BB, Sejko: Sistemi bankar likuid e mirëkapitalizuar - Kredia u rrit me 14% vitin e shkuar, po vlerësohet potenciali i sektorit të agrobiznesit
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, ka marrë pjesë në një takim diskutimi mbi çështjet që prekin aksesin në financa në Shqipëri, të organizuar......

Manifaktura në Kinë rrëzon dollarin - Monedha e gjelbër publikon fitime prej rreth 3%, gjatë shkurtit
Dollari amerikan ka vijuar tendencën në rënie edhe në sesionin e sotëm, pasi aktiviteti i sektorit të manifakturës në Kinë u zgjerua me hapin më të shpejtë që......