Shqipëria Postuar më 1 Mars 2023, 13:52

“Lumë” ankesash për Prokurimet Publike - Kontestohen vlerësimet e ofertave, si dhe dokumentet standarde të tenderit

Nga SCAN TV
“Lumë” ankesash për Prokurimet Publike - Kontestohen

Muaji janar u mbyll me 56 ankesa të subjekteve për procedura të prokurimit publik. Të dhënat e raportuara nga Komisioni i Prokurimit Publik, më konkretisht kanalizohen në ankesa për vlerësim ofertash, që kanë numrin më të lartë me 34 të tilla, si dhe ankesa të DST(Dokumentet Standarde të Tenderit) me 22 të tilla.

Ndërkaq, ankesat të cilat ndahen sipas llojit të punës përkojnë me 35 ankesa për mallra, ku kanë dhe numrin më të lartë të ankesave, e vijuar me ankesa në shërbime me 17 si dhe ankesa në punë publike në 4.

Por të shtrira gjeokrafikisht ankesat dominojnë në kryeqytet ku raportohen 43 të tilla, me Elbasanin me 3, Fieri, Shkodra dhe Gjirokastra përkatësisht me nga 2 ankesa e për t’i përmbyllur me Beratin, Durrësin, Kukësin e Lezhën me nga 1 ankesa.

Në të dhënat përfundimtare, gjatë muajit janar tarifa financiare të arkëtuara si garanci për procedurat prokurimi janë 8.069.359 lekë.

Në vitin 2022 Komisioni i Prokurimit Publik depozitoi 740 ankesa për kontenstime në drejtim të hartimit të kritereve dhe dokumenteve të tenderit si dhe vlerësimin e ofertave nga ana e institucioneve publike. Në vitin që lamë pas numri i ankesave gjatë fazes së vlerësimit të ofertave kryeson ndaj atyre për kundërshtime mbi dokumentet e tenderit.

Diamila Leka/ SCAN

Sondazh

Poll
Europa 1 Mars

Analize/ Tregu europian pa gazin rus!

Bashkimi Europian nuk ka vendosur ende asnjë sanksion ndaj gazit rus. Por qëllimi i deklaruar është pavarësimi i plotë nga gazi dhe energjia ruse. Sipas......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat