Shqipëria Postuar më 1 Mars 2023, 13:53

Ndërtimi, Vrojtimi i BSH: Pritet rritje e porosive dhe çmimeve - Treguesi i besimit për këtë sektor “kërcen” me 6.2 pikë përqindjeje në muajin shkurt

Nga SCAN TV
Ndërtimi, Vrojtimi i BSH: Pritet rritje e porosive dhe çmimeve

Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) ka vijuar të qëndrojë në nivele të larta edhe për muajin shkurt, pavarësisht kontributit negativ të sektorit të shërbimeve, i cili u kompensua nga rritje shumë e fortë e besimit në sektorin e ndërtimit. Vrojtimi i Besimit të Biznesit dhe Konsumatorit për muajin shkurt, rezultatet e të cilit sapo janë publikuar nga Banka e Shqipërisë, nxjerr në pah se Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) regjistroi vlerën 106.7 në muajin shkurt 2023, duke ruajtur nivelin e një muaji më parë.

Vlera e TNE-së mbeti mbi mesataren historike dhe u përcaktua kryesisht nga rritja e besimit në sektorët e ndërtimit, tregtisë, prodhimit dhe të besimit konsumator. Në të kundërt, rënia e besimit në sektorin e shërbimeve, frenoi rritjen e TNE-së në muajin shkurt.

Treguesi i besimit në ndërtim regjistroi rritje të fortë me 6.2 pikë përqindjeje në muajin shkurt. Niveli i tij mbetet ndjeshëm mbi mesataren historike, me rreth 24 pikë përqindjeje. Rritja në këtë muaj u ndikua si nga vlerësimi më i lartë për aktivitetin aktual të biznesit ashtu dhe nga ai i porosive. Bizneset e ndërtimit presin rritje të çmimeve të tyre në të ardhmen.

Ndërkaq ka qenë sektori i shërbimeve me pritje mjaft pesimiste në muajin shkurt. Treguesi i besimit në shërbime (TBSH) regjistroi rënie me 3.2 pikë përqindjeje këtë muaj. Megjithatë, niveli i tij vijon të mbetet mbi mesataren historike, me rreth 9.6 pikë përqindjeje. Rënia e TBSH-së u ndikua nga balancat negative për ecurinë aktuale të biznesit dhe për nivelin e kërkesës. Vlerësimet e bizneseve të shërbimeve shfaqen në rënie për nivelin e punësimit, ndërkohë që në të ardhmen ky tregues pritet të rritet ndjeshëm. Pritjet e tyre për ecurinë e çmimeve në të ardhmen vlerësohen me rënie.

Lorenc Rabeta/ SCAN

Sondazh

Poll
Europa 1 Mars

Analize/ Tregu europian pa gazin rus!

Bashkimi Europian nuk ka vendosur ende asnjë sanksion ndaj gazit rus. Por qëllimi i deklaruar është pavarësimi i plotë nga gazi dhe energjia ruse. Sipas......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat