Sa po i nxisin fermerët paratë në bujqësi? - Analiza e shifrave/ Formalizimi ndër vite, 2023-shi nis mbarë

Politika e subvencioneve e ndjekur nga qeveria dhe thjeshtimi i procedurës së aplikimit ka rritur ndjeshëm interesin e fermerëve për të përfituar dhe si e tillë edhe për tu formalizuar, duke qenë se është kusht kryesor. Ndërsa është miratuar vendimi për Skemën Kombëtare të subvencioneve 2023 ku janë vendosur në dispozicion 3.3 miliardë lekë, duket se fermerët po përgatiten për ti paraprirë aplikimeve.
Kështu sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve të përpunuara nga SCAN TV, rezulton se vetëm në dy muajt e parë të vitit 2023, Janar-Shkurt, janë pajisur me nipt 1360 fermerë në të gjithë vendin.
Numër ky që pritet të rritet ashtu sikurse ndodhi një vit më parë në varësi të skemave mbështetëse dhe kritereve të reja që do të vendosen. Por çfarë ka ndodhur ndër vite dhe sa tërheqëse ka qenë Skema Kombëtare e financimi e zbatuar nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural?
Nëse do të analizojmë shifrat ndër vite, vihet re se përgjatë viteve 2018-2020 numri i fermerëve që pajisej me nipt arrinte në afro 4800 në vit. Ndërsa në vitin 2021 ka ndodhur një kapërcim ku ky numër është trefishuar, për të arritur rekordin në vitin që lamë pas, duke u pesëfishuar në raport me 2020-ën. Në këtë trend rritës të formalizimit të fermerëve kanë ndikuar dy faktorë kryesore.
Faktori i parë lidhet me rritjen e fondit të vënë në dispozicion ku gjatë vitit të kaluar arriti në 5.1 miliardë lekë dhe faktori i dytë ka të bëjë me fuqizimin e skemës së naftës falas për punime të mekanizuara bujqësi, gjë që ka nxitur fermerët të formalizohen me qëllim që të jenë përfitues. Qarqet që kanë pasur fluksin më të lartë të pajisjes me nipt fermeri janë Fieri, Korça, Elbasani, Berati dhe Vlora, ndërsa ma pak fermerë të regjistruar rezultojnë në Lezhë dhe në Sarandë.
Megjithatë në drejtim të uljes së informalitetit në bujqësi ka ende shumë punë përpara, pasi sërish rreth 76 për qind e individëve që merren me bujqësi dhe blegtori, konsiderohet e padukshme për politikat shtetërore. Fermerët e pajisur me nipt nuk kanë asnjë detyrim tatimor për të paguar.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Ndërtimi, Vrojtimi i BSH: Pritet rritje e porosive dhe çmimeve - Treguesi i besimit për këtë sektor “kërcen” me 6.2 pikë përqindjeje në muajin shkurt
Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) ka vijuar të qëndrojë në nivele të larta edhe për muajin shkurt, pavarësisht kontributit negativ të sektorit të shërbimeve,......

“Lumë” ankesash për Prokurimet Publike - Kontestohen vlerësimet e ofertave, si dhe dokumentet standarde të tenderit
Muaji janar u mbyll me 56 ankesa të subjekteve për procedura të prokurimit publik. Të dhënat e raportuara nga Komisioni i Prokurimit Publik, më konkretisht......

Çmenduria e marsit mund të shfaqet për tregjet botërore pas një shkurti të zymtë!
Marsi i çmendur? Pas një janari euforik që u pasua nga një shkurt i zymtë, me obligacionet dhe aksionet që vijuan shitjet pasi të dhënat e forta rinovuan......

Aktiviteti prodhues në Kinë ‘mahnit’ me rritjen më të shpejtë në një dekadë!
Aktiviteti prodhues i Kinës u zgjerua me ritmin më të shpejtë në më shumë se një dekadë në shkurt, tregoi një indeks zyrtar të mërkurën, duke thyer......

Ja sa paguan secili shtet europian familjet për të pasur një fëmijë!
Sipas një sondazhi të ri, paratë janë shqetësimi më i madh që i pengon të rinjtë në Britani të krijojnë familje. Më shumë se gjysma (59 %) e të anketuarve......

Analize/ Tregu europian pa gazin rus!
Bashkimi Europian nuk ka vendosur ende asnjë sanksion ndaj gazit rus. Por qëllimi i deklaruar është pavarësimi i plotë nga gazi dhe energjia ruse. Sipas......

Bankat rrisin financimet për energjinë e pastër - Por, shuma totale është më e vogël se ajo për lëndët djegëse
Bankat do të japin 81 cent në kuadër të një financimi për furnizimin me energji me karbon të ulët, për çdo dollar të shpenzuar për lëndët djegëse fosile në......

Ndalimi i motorëve me djegie në 2035 - Italia dhe Gjermania të parat vende që votojnë kundër
Italia dhe Gjermania janë bashkuar kundër ndalimit të motorëve me djegie të brendshme në vitin 2035. Në Bruksel, në mbledhjen e ambasadorëve të vendeve të......